Targat, gjykata liron nje te dyshuar
Tirane- "Targa e fundit", gjykata liron vetem nje prej 11 te arrestuarve. Togat e zeza te gjykates se Tiranes kane vleresuar dje masat e sigurise dhe kushtet e arrestimit te zyrtareve, te akuzuar per korrupsion me targat e makinave. Mesohet se asnjeri prej tyre nuk ka pranuar qe te jape shpjegime perpara gjykates, kurse vete mbrojtesit e tyre kane kerkuar mase sigurie me te bute. Avokati mbrojtes i te pandehures Silvana Memia 42 vjece, arkiviste prane DRSHTRR, i ka bere me dije gjykates se klientja e tij vuante nga nje semundje e rende dhe per kete fakt nuk mund te qendronte dot ne burg. Mbrojtja i ka paraqitur gjykateses se gatshme nje raport si dhe kartelen e saj mjekesore ne te cilen percaktohej edhe semundja 42 vjecares. Ndersa per te pandehurit Ylli Hasani, me detyre komisioner per dhenien e lejeve te drejtimit te mjeteve prane Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor, Vladimir Dervishi, 58 vjec, bashkepronar i autoshkolles "Majestik", Pellumb Mancila, 46 vjec, oficer i patrulles se pergjithshme ne Komisariatin numer 4, ne kryeqytet, Besjana Belli, 27 vjece, sekretare e Sektorit te Regjistrimit te Mjeteve ne DRSHTRR gjykata vendosi dje masen e sigurise "arrest me burg". Po e njejta mase sigurie eshte vendosur edhe per te pandehurit Feride Kateshi, 38 vjece, punonjese e agjencise se sigurimeve "Atlantik", prane DRSHTRR, Daniel Cami, 38 vjece, pranues dokumentesh ne qendren e kontrollit teknik te mjeteve prane DRSHTRR Tirane dhe Adrian Rushiti, 35 vjec, qe siguronte dokumente te falsifikuara personave te mesiperm kundrejt ryshfeteve. Ndersa per te pandehurit Liman Doka, 60 vjec mesues ne shkollen 9- vjecare Lana-Bregas E. Sh 50 vjece, bashkepronare e autoshkolles "Majestik", si dhe Sh. Memia, 38 vjece, operatore prane Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor Tirane gjykata caktoi ndaj tyre masen e sigurise "arrest shtepie". Te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer vepren penale te korrupsionit pasiv. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te pandehurit merrnin nga 5 euro deri ne 500 euro, ose me shume ne raste te vecanta, ryshfet per te kryer sherbimet e tyre. Burimet nga akuza bene me dije se te pandehurit ishin te ndare ne dy grupe dhe kryenin veprimet e tyre ne zinxhir. Keshtu mesohet se te pandehurit realizonin kolaudimin e makines pa iu nenshtruar kontrollit teknik. Per nje automjet te tille, grupi i specialisteve dhe i kontrolluesve te sistemit merrte nje shume prej 25 mije lekesh, (nese ka nje automjet vogel), ndersa per nje automjet te tonazhit te rende, apo nje autobus merrej nje shume prej 50 mije lekesh, pa u futur ne kontroll. Ndersa per automjetet te cilat kane pasur probleme me dokumentet, makina te cilat zakonisht ishin te vjedhura jashte, te pandehurit merrnin shuma te ndryshme parash per t'i pajisur ato me targa me shifra te njejta.