Sead Qerroli u kap ne portin e Durresit
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka mbyllur hetimet dhe ka dorezuar per gjykim dosjen hetimore per Sead Qerrolin. 30 vjecari nga Kosova akuzohet per vepren penale te "trafik te lendeve narkotike". Qerrolli ra ne pranga ne daten 20 shtator te ketij viti nga sherbimet policore ne portin e Durresit me afro 5 kilograme lende narkotike e llojit heroine. Sasia e droges ishte e mbeshtjelle me natriban, nga gjysme kilogrami secila. Sipas kerkeses per gjykim, i pandehuri ishte duke udhetuar me makine e tij tip "Opel Vectra" me targa zvicre BE 577508, kur gjate nje kontrolli te kryer ne portin e Durresit eshte zbuluar dhe sasia e droges, e cila ishte e fshehur ne serbatorin e automjet te tij. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka rezultuar se, Qerrolli kishte hyre ne Shqiperi nga Maqedonia duke perdorur piken e kalimit kufitar te Qafe-Thanes. Informacionet e marra ne rruge operative kane mundesuar dhe ne venien e tij ne pranga. Vete i pandehuri gjate hetimeve paraprake nuk e ka pranuar autoresine e droges. Gjate deklarimeve te dhena nga ana e Qerrolit para oficereve te Policise Gjyqesore, sasine e lendes narkotike duhet t'ia kene vene qellimisht ne makine, ndonje person qe ka dashur t'i bente keq. Dosja hetimore pritet qe te hidhet ne shortin elektronik dhe me pas t'i caktohet nje gjyqtari, i cili do te vendose edhe daten e seances se pare gjyqesore.
Trafiku
Sead Qerrolli do te udhetonte drejt Italise me tragetin e linjes Durres-Bari. Dyshohet se droga eshte siguruar ne Turqi. Droga mund te kishte destinacion, Puljan ne Itali, por nuk perjashtohet mundesia qe ajo te transportohej per llogari te nje rrjeti kosovaresh drejt Zvicres.
Trafiku
Sead Qerrolli do te udhetonte drejt Italise me tragetin e linjes Durres-Bari. Dyshohet se droga eshte siguruar ne Turqi. Droga mund te kishte destinacion, Puljan ne Itali, por nuk perjashtohet mundesia qe ajo te transportohej per llogari te nje rrjeti kosovaresh drejt Zvicres.