Shamku: Qeveria po falimenton universitetet
Partia Socialiste akuzoi dje qeverine se me politikat e saj po mbyll universitetet tradicionale. Nje deklarate te tille e majta e ka bere nepermjet kryetares se komisionit te edukimit ne PS, Ledi Shamku. Sipas saj, vendimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences per te financuar fakultetet mbi bazen e numrit te te regjistruarve, con ne rrenimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare. "Shqiptaret nuk po i degjojne me fanfarat e rrejshme te kesaj qeverie. Vendi sot drejtohet nga ceta Adhamudhesh qe sherimin e kane kuptuar si eliminim te te semurit", deklaroi Shamku. Sipas saj, vendimi i Ministrise se Arsimit per te financuar fakultetet mbi bazen e numrit te te regjistruarve po i con universitetet ne katastrofe. "Keshtu po veprohet edhe me fakultetet e qyteteve tona tradicionale, per te cilat Ministria e Arsimit sapo shpalli se do t'i financoje mbi baze matematike, pra sipas numrit te te regjistruarve. Ne fakt, ajo zyrtarizoi nje praktike qe ka mbi tre vjet qe e ushtron, e qe po ka si efekt rrenimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare me te rendesishme te vendit sic po ndodh me universitetet e Gjirokastres, Elbasanit apo te Shkodres", vijoi kryetarja e komisionit te edukimit ne PS. Ajo ka parashikuar se keto masa do te kene dhe pasoja fatale, pasi do te kete mbipopullim te madh te Tiranes dhe do te braktisen qytetet e tjera. "Te parat qe largohen jane elitat, e me pas afermendsh qytetet", e perfundoi Shamku deklaraten e djeshme.
Financimi
Ne fakt, para pak ditesh burime nga Ministria e Arsimit deklaruan se po hidhet ideja qe financimet e universiteteve te behen ne baze te projekteve qe ata do te fitojne. "Institucionet e arsimit te larte publik duhet t'i meritojne fondet, qe t'i kene ato", tha Ministria e Arsimit.
Financimi
Ne fakt, para pak ditesh burime nga Ministria e Arsimit deklaruan se po hidhet ideja qe financimet e universiteteve te behen ne baze te projekteve qe ata do te fitojne. "Institucionet e arsimit te larte publik duhet t'i meritojne fondet, qe t'i kene ato", tha Ministria e Arsimit.