E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, seleksionim me mesatare

Drejtuesit e fakulteteve, deget e te cilave jane kerkuar se tepermi nga maturantet per part-time kane vendosur qe te fusin mesataren si kriter per pranimin e studenteve ne shkollat e larta. Te gjendura perballe raportit mjaft te zhdrejte kerkese-oferte, ku kjo e fundit ka qene shume me e vogel se kerkesat, dekanet kane menduar nje zgjidhje qe nuk bie ndesh me asnje rregullore, perkundrazi. Keshtu, sipas drejtuesve te fakulteteve me te kerkuara ne universitetet tona, ne deget ku kerkesat jane shume me te larta se kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave, perzgjedhja do te behet nepermjet mesatares se shkolles se mesme, te aplikantit. Ne fakt, aplikimet per studimet ne sistemin me kohe te pjesshme kane kaluar cdo parashikim. Ne Universitetin e Tiranes dhe ne Universitetin Bujqesor te Tiranes ne Kamze, jane plotesuar thuajse te gjitha kuotat, si kurre me pare. Numri i aplikanteve ka qene shume i madh, dhe kjo mendohet te lidhet me faktin se gjate vitit te kaluar, nuk kishte part-time. Keshtu, ata qe nuk kane dhene provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, e kane sistemin e studimeve me kohe te pjesshme si shansin e vetem per te mos humbur nje vit akademik. Ne te kundert, zgjedhja e tyre jane universitetet private. Ne fakt, kuotat e parashikuara, thuajse u plotesuan qe diten e dyte te regjistrimeve, ku numri i ketyre te fundit e kaloi shume shpejt numrin e kuotave te miratuara per cdo dege. Nderkaq, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, lista me fituesit ne sistemin part-time pritet qe te behet gati sot pasdite, ndersa publikimi mund te realizohet gjate dites se neserme. Studimet part-time do te zgjasin 4 vjet, ndersa diplomat nuk do te "diskriminohen". Nje diplome e studimeve me kohe te pjesshme do te njihet njelloj si edhe diplomat e studimeve me kohe te plote, vecse, nje leshim i tille do te shoqerohet me nje kerkese shtese qe ka te beje me nje vit akademik. Keshtu, nga 3+2, qe eshte skema e studimeve me kohe te plote aktualisht, skema e re pritet te jete 4+2. Kjo skeme nenkupton se 4 vjet do te jene studime te ciklit te pare, ndersa 2-vjecari eshte cikli i dyte qe ploteson diplomen e marre nga studenti. Ne kete menyre, studentet qe mendojne se do t'ia "hedhin" duke e ndjekur universitetin vetem dy dite ne jave, kundrejt nje pagese te caktuar, duhet te mendohen mire para se te zgjedhin part-time.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›