Burg per jete Naim Stafes
TREVIZO - Vrasja e ciftit Pelliciardi, i ka kushtuar burgun per jete Naim Stafes, shqiptar dhe 20 vjet burg per bashkepunetorin e tij, rumunin Alim Bogdaneanu, 21 vjec. Diten e djeshme nje trup gjykues ne Trevizo, i drejtuar nga Elena Rossi, ka dhene vendimin perfundimtar per vrasjen e bashkeshorteve ne 21 gusht te vitit te kaluar. I arrestuar se bashku me dy te denuarit ka qene dhe Artur Lleshi i cili duke mos mbajtur dot pergjegjesine e krimit, i dha fund jetes ne qeli, duke u vetevarur. Nderkohe qe dy te tjeret, Stafa dhe Bogdaneanu, kane marre dje vendimin perfundimtar ne lidhje me vrasjen. Ata do te vuajne denimin ne burgun e Trevizos, qyteti ku dhe kryen vrasjen e bashkeshorteve. Cifti Pelliciardi, ishte duke ruajtur nje shtepi, kur kane shkuar tre te rinjte per ti vrare me pas. A. C