Greva e avokateve, mbeshtetje dhe nga Deputeti Tavo
Gjirokaster - Greva e Dhomes se Avokateve te Gjirokastres ka marre dje dhe mbeshtetjen e deputetit te Partise Socialiste Vangjel Tavo. Ky i fundit ka shprehur solidaritetin e vet me Dhomen e Avokateve. Ne nje deklarate per mediat te shperndare dje nga deputeti Tavo pohohet se "solidarizohem me greven e shpallur prej disa ditesh nga Dhoma e Avokateve te Qarkut tone dhe kerkon nga Qeveria Shqiptare, plotesimin urgjent te gjithe kerkesave te tyre". "Instancat shteterore dhe qeveritare do te mbajne mbi supe pergjegjesine e turperimit te vendit tone ne institucionet europiane dhe nderkombetare, sepse nje shtet qe ushtron dhune, qe arreston akoma edhe avokatet pa mandat nga Organi i Akuzes nuk mund te predikoje per drejtesi te pavarur dhe shtetas te barabarte perpara ligjit dhe Kushtetutes", pohohet ne deklaraten e shperndare nga zyra e shtypit e deputetit Tavo. Prej gati tri javesh 18 avokatet e Dhomes se Gjirokastres kane bojkotuar pjesemarrjen ne seancat gjyqesore ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres ne shenje proteste te ndalimit nga policia te avokatit Bernard Aliko, anetar i ketij institucioni. Sipas deklarimeve ata do te vazhdojne bojkotin e gjyqeve derisa te ndeshkohen pergjegjesit e ngjarjes. B. Kore