E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me gjykoni sa me shpejt per krimin"

Lac- I penduar por kembengules ne motivet per masakrimin e nenes dhe babait te tij, kufomat e te cileve i fshehu ne puseten e ujerave te zeza. Shkelzen Halili, i dyshuar per krimin e dyfishte, eshte derguar dje nen masa te rrepta sigurie ne Gjykaten e Kurbinit per vleresim, ndersa eshte braktisur nga te afermit e tij. Seanca nuk ka zgjatur shume, pasi 30 vjecari ka pohuar autoresine e krimit makaber, duke kerkuar gjykim te shpejte dhe te drejtperdrejte. "Dua te gjykohem qe tani, pasi vrava nene e babe, pasi ma nxine jeten", eshte shprehur i dyshuari, ndersa mbrohej nga nje avokat. Seanca eshte zhvilluar ne oret e mesdites dhe 30-vjecari nuk ka shfaqur shenja cekuilibrimi mendor dhe ka qene i qete. Organi i akuzes lexoi akuzat e ngritura, ndersa shpjegoi edhe detajet e provat e krimit ndaj Ali e Gjyze Halilit, ne Fushe-Milot, fundjaven e kaluar. Prokurori me pas i ka lene fjalen drejtuesit te seances gjyqesore, Gamoz Lavanaj, i cili e ka pyetur te pandehurin se cili ishte shkaku qe ai gjendej ne gjykate. "Prinderit ma nxine jeten dhe nuk mund t'i duroja dot me. Ketu gjendem pasi kam vrare nenen dhe babane tim, kurse trupat ua fsheha ne puseten e ujerave te zeza", mesohet te jete shprehur i dyshuari. Ai ka shpjeguar se i ka goditur me sepate dhe pas krimit eshte penduar, por nuk kishte si te vepronte ndryshe, duke u perpjekur te fshihte gjurmet. Avokati mbrojtes i caktuar ka kerkuar ekzaminim psikik te Shkelzen Halilit, ndersa pranoi kerkesen e arrestit me burg. Gjykata ka pranuar qe 30 vjecarit, t'i kryhet nje ekzaminim psikik edhe pse ai nuk ka qene me pare i semure mendor. Gjate seances gjyqesore nuk merrte pjese asnje prej te afermve te se dyshuarit.

A.Bushi

Kryepolici Hoxha

Diten e djeshme ka dale ne nje deklarate publike edhe drejtori i policise se Lezhes, Mergim Hoxha. Ne kete qark brenda nje jave jane shenuar kater te vrare. Kryepolici shprehet se per tre raste ka zbuluar autoret dhe kryer arrestimin e tyre, kurse ne nje rast ka bere identifikimin dhe pret ndalimin e te dyshuarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›