E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Bulqizë “monstra” e Librazhdit, vrau nënën me sopatë

TIRANE-Autori i vrasjes së nënës dhe vajzës së tij 50 vjecari Haki Miska është arrestuar sot nga Policia e Librazhdit. Efektivët pas një kërkimi të gjerë në zonën e Librazhdit dhe qytetet përreth kanë mundur të vënë në pranga pas dhjetë ditësh nga krimi, 50 vjecarit në Ostren të Bulqizës. Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Miska ndodhi në fshatin Përvath të Librazhdit në datën 5 Shkurt. Atë ditë Haki Miska vrau me sopatë nënën e tij 75 vjecare, Dije Miska. Goditjet që kishte marrë 75 vjecarja ishin në trup dhe në kokë, plagë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Më pas Miska vazhdoi të kërcënojë me vrasje të gjithë pjestarët e familjes Miska. Tentativat e të bijës së vrasësit për ta ndaluar në krimin ndaj gjyshes dështuan për fat. Ndaj edhe 18 vjeçarja Besiana Miska më 5 Shkurt mbeti e plagosur në gjendje të rëndë nga sëpata e të jatit. Ndaj 50 vjecarit tashmë të arrestuar që do të përballet me drejtësinë rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe atë të tentativës për vrasje ndaj së bijës. Krimi dhe zhdukja e gruas së autorit Policia dyshon se shkak për krimin e Hakiut ndaj familjes ka qënë një tjetër krim i kryer brenda familjes nga dora e 50 vjecarit. Dyshohet se 10 vjet më parë Haki Miska ka vrarë gruan e tij, Mimoza Miska trupi i së cilës rezulton ende i zhdukur. Duket se nëna e tij ka patur dijeni për vrasjen dhe dyshohet se i biri e vrau pikërisht për këtë shkak. Krimi mbeti mister dhe pa autor edhe pas rihapjes disa here te dosjes, si nje ngjarje e vjeter. Edhe gjate dhenies se deshmise 50-vjecari kishte thene se nuk dinte gje per gruan e tij te humbur ne vitin 1995. Por hetimet e kryera nuk zbuluan asnje gjurme nese autor për zhdukjen e gruas ishte bashkeshorti apo dikush tjeter. Vetem krimi i ndodhur rreth ores 17:00 te se enjtes ne familjen Miska, do te rihapte kete dosje qe kishte zene pluhur. I dyshuari Haki Miska 50-vjecar akuzohet per "vrasje te cilesuar" dhe "vrasje te mbetur ne tentative". Deri ne zbulimin e te dhenave te reja me qellim deshmine per krimin e vitit 1995, vrasja e Mimoza Miskes mbetet pa autor, megjithese tashme gishti i hetuesve eshte drejtuar per nga bashkeshorti. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›