E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për jetë, vrau 2 inspektorët e policisë në Kukës

TIRANE - Burg për jetë për vrasësin e dy inspektoreve te qarkullimit rrugor të Kukësit. Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi Afrim Hasanin, fajtor për vrasjen me paramendim të dy punonjësve të policisë.

Vetë i riu nuk ka qenë i pranishëm në seancë kur është dhënë vendimi. Ndërsa avokati mbrojtës në konkluzionet përfundimtare kërkoi një masë më të lehtë dënimi, pasi klienti I tij e kishte kryer vrasjen në kushte të rënda të tronditjes psikike.

Viktimat Shkëlzen Dobrushi e Ramadan Hila mbetën të vrarë më 24 mars të këtij viti në fshatin Shën Mëri të Kukësit.
Dy inspektorët e Qarkullimit Rrugor, kanë qenë duke qëndruar në një prej lokaleve të fshatit, në pritje për të marrë detyrën. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 24 marsit autori i krimit Afrim Hasani është afruar, dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve të policisë me breshëri automatiku. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Vetem 12 ore pas ngjarjes policia vuri ne pranga autorin e ketij krimi të rënde. Afrim Hasani u gjet i fshehur në një pyll pak kilometra larg qytetit të Kukësit, afër fshatit të tij. Në operacion morën pjesë dhjetëra forca policie të qytetit të Kukësit, Hasit, Pukës, forca speciale të RENEA-s të mbërritura nga Tirana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›