E Shtunë, 31 Tetor 2026

FDE: 17-të janari të shpallet ditë reflektimi kombëtar

Forumi per Demokraci dhe Etike kërkon të shpallë datën 17-tëj si Ditë lutjeje dhe reflektimi kombëtar . Me këtë nismë dhe me një Marshim të Paqës , FDE synon që qytetarët dhe politikanët shqiptarë të shpallin solemnisht ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Skenderbeu, si ditën e lutjeve dhe reflektimit kombetar . Me 17-të janar Forumi për Demokraci dhe Etike , fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Marshimin e paqes i cili do të jetë finalizimi i kësaj dite, në të cilën ditë do të lutën për paqe, demokraci dhe liri . Kryetari i këtij forumi Arian Galdini thekson se alternativa e këtij grupi, për një jetë më të mirë , një shoqëri më të drejtë , demokraci të shëndetshme dhe më shumë liri , mbetet në cdo rast dhe ccdo kohë partneriteti i politikanit me qytetarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›