Burg përjetë për përdhunuesit e të miturve
Qeveria italiane, përmes një
dekreti, kërkon që të ulë
shkallën e dhunës seksuale dhe
emigracionit të paligjshëm, pas
një sërë raste përdhunimesh,
për të cilat fajësohen emigrantët
e huaj. Do të marrin dënime me
burgim të përjetshëm të gjithë
ata që përdhunojnë të mitur, ose
sulmojnë me pasojë vrasjen e
viktimave. Dokumenti, që hyn
në fuqi menjëherë, duhet të miratohet
edhe nga të dyja Dhomat
e Parlamentit brenda 60 ditëve të
ardhshme. Numri i dhunës seksuale
ra vitin e kaluar, por përdhunimet
e fundjavës së kaluar
shkaktuan një indinjatë të madhe
në popull. Bëhet fjalë për përdhunimin
e një vajze 14-vjeçare
në një park të Romës të shtunën e
kaluar, ku autori mendohet të jetë
një person nga Evropa Lindore.
Në Milano, një boliviane u përdhunua
nga një afrikanoverior,
ndërsa në Bolonjë, një tunizian
që sapo ishte liruar nga burgu, u
arrestua përsëri pas akuzës për
përdhunimin e një 15-vjeçareje.
Dekreti është miratuar nga qeveria
e Kryeministrit Berluskoni
dhe në të përshpejtohen edhe
gjyqet për përdhunuesit që janë
kapur në fl agrancë, si dhe hiqet
mundësia e arrestit shtëpiak
dhe veç kësaj u jepet viktimave
asistencë falas. Veç kësaj, në të
është vendosur edhe për krijimin
e patrullave të qytetarëve vullnetarë
të paarmatosur. Shumë
përdhunime të ndodhura së
fundi i janë atribuuar të huajve
të paligjshëm që ndodhen në
Itali. Sipas një raporti në Itali,
në vitin 2007, 35% e krimeve
janë kryer nga emigrantët, ndër
të cilët më të shpeshtët janë ata
të komunitetit rom. Por këta të
fundit, që përbëjnë një komunitet
të madh në kryeqytetin italian, e
kanë kundërshtuar një statistikë
dhe etiketim të tillë, që sipas tyre
është i trilluar.
dekreti, kërkon që të ulë
shkallën e dhunës seksuale dhe
emigracionit të paligjshëm, pas
një sërë raste përdhunimesh,
për të cilat fajësohen emigrantët
e huaj. Do të marrin dënime me
burgim të përjetshëm të gjithë
ata që përdhunojnë të mitur, ose
sulmojnë me pasojë vrasjen e
viktimave. Dokumenti, që hyn
në fuqi menjëherë, duhet të miratohet
edhe nga të dyja Dhomat
e Parlamentit brenda 60 ditëve të
ardhshme. Numri i dhunës seksuale
ra vitin e kaluar, por përdhunimet
e fundjavës së kaluar
shkaktuan një indinjatë të madhe
në popull. Bëhet fjalë për përdhunimin
e një vajze 14-vjeçare
në një park të Romës të shtunën e
kaluar, ku autori mendohet të jetë
një person nga Evropa Lindore.
Në Milano, një boliviane u përdhunua
nga një afrikanoverior,
ndërsa në Bolonjë, një tunizian
që sapo ishte liruar nga burgu, u
arrestua përsëri pas akuzës për
përdhunimin e një 15-vjeçareje.
Dekreti është miratuar nga qeveria
e Kryeministrit Berluskoni
dhe në të përshpejtohen edhe
gjyqet për përdhunuesit që janë
kapur në fl agrancë, si dhe hiqet
mundësia e arrestit shtëpiak
dhe veç kësaj u jepet viktimave
asistencë falas. Veç kësaj, në të
është vendosur edhe për krijimin
e patrullave të qytetarëve vullnetarë
të paarmatosur. Shumë
përdhunime të ndodhura së
fundi i janë atribuuar të huajve
të paligjshëm që ndodhen në
Itali. Sipas një raporti në Itali,
në vitin 2007, 35% e krimeve
janë kryer nga emigrantët, ndër
të cilët më të shpeshtët janë ata
të komunitetit rom. Por këta të
fundit, që përbëjnë një komunitet
të madh në kryeqytetin italian, e
kanë kundërshtuar një statistikë
dhe etiketim të tillë, që sipas tyre
është i trilluar.