Burg përjetë "trurit" të gjenocidit famëkeq të Ruandës
Organizatori i njërit prej gjenocideve
më të mëdhenj të
kohës sonë, që mori jetën
e 800 mijë personave brenda 10
ditëve, është dënuar dje me burgim
të përjetshëm nga një gjykatë e
Kombeve të Bashkuara. Theoneste
Bagosora, 67 vjeç, është gjetur fajtor
në lidhje me gjenocidin dhe krimet
kundër njerëzimit që ndodhën në
Ruandë në vitin 1994. Gjyqi i tij
ka zgjatur 5 vjet dhe përfshiu 250
dëshmitarë dhe 30 mijë transkriptime.
Gjatë gjyqit, gjykata u përball me
fakte se Bagosora, që në vitin 1994
ishte drejtor kabineti në Ministrinë
e Mbrojtjes, mori në dorë kontrollin
e ushtrisë dhe çështjeve politike në
vendin afrikano-qendror kur avioni
i Presidentit të vendit, Jevenal Habyarimana,
u rrëzua. Vetëm pak orë
pas rrëzimit të avionit, militantët
vendosën ndalim-kalimi përreth
gjithë kryeqytetit të vendit Kigali dhe
një ditë më pas nisën vrasjet masive
të tutsis dhe hutsuve të moderuar.
Kasaphana u koordinua nga Bagosora
dhe mori fund vetëm kur rebelët
Tutsi, që sulmuan nga Uganda fqinje,
i nxorën jashtë forcat që kryen gjenocid.
Vetë i akuzuari i madh, pas
një periudhe fshehjeje, u arrestua
në Kamerun në vitin 1996 dhe nisi
përballjen me gjykatën në vitin 1997.
Gjyqi nisi në vitin 2002 dhe zgjati deri
në mesin e vitit të kaluar. Ai u përball
me 11 akuza për gjenocid, krime dhe
krime kundër njerëzimit, së bashku
me tri persona të tjerë.
më të mëdhenj të
kohës sonë, që mori jetën
e 800 mijë personave brenda 10
ditëve, është dënuar dje me burgim
të përjetshëm nga një gjykatë e
Kombeve të Bashkuara. Theoneste
Bagosora, 67 vjeç, është gjetur fajtor
në lidhje me gjenocidin dhe krimet
kundër njerëzimit që ndodhën në
Ruandë në vitin 1994. Gjyqi i tij
ka zgjatur 5 vjet dhe përfshiu 250
dëshmitarë dhe 30 mijë transkriptime.
Gjatë gjyqit, gjykata u përball me
fakte se Bagosora, që në vitin 1994
ishte drejtor kabineti në Ministrinë
e Mbrojtjes, mori në dorë kontrollin
e ushtrisë dhe çështjeve politike në
vendin afrikano-qendror kur avioni
i Presidentit të vendit, Jevenal Habyarimana,
u rrëzua. Vetëm pak orë
pas rrëzimit të avionit, militantët
vendosën ndalim-kalimi përreth
gjithë kryeqytetit të vendit Kigali dhe
një ditë më pas nisën vrasjet masive
të tutsis dhe hutsuve të moderuar.
Kasaphana u koordinua nga Bagosora
dhe mori fund vetëm kur rebelët
Tutsi, që sulmuan nga Uganda fqinje,
i nxorën jashtë forcat që kryen gjenocid.
Vetë i akuzuari i madh, pas
një periudhe fshehjeje, u arrestua
në Kamerun në vitin 1996 dhe nisi
përballjen me gjykatën në vitin 1997.
Gjyqi nisi në vitin 2002 dhe zgjati deri
në mesin e vitit të kaluar. Ai u përball
me 11 akuza për gjenocid, krime dhe
krime kundër njerëzimit, së bashku
me tri persona të tjerë.