Burgaj: Azilkërkuesit shqiptarë në Belgjikë do të refuzohen
TIRANË- Kërkesat në rritje të qytetarëve shqiptare për azil në Belgjikë kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont.
Në takimin me Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u bë e ditur se vetëm në muajin tetor janë bërë 240 kërkesa për azil nga shqiptarët, ndërsa theksoi se të gjitha do marrin përgjigje negative. Burgaj deklaroi se ka nisur hetimi për të gjitha rastet abuzive.
“Në muajin tetor vihet re një tendencë rritjeje e shtetasve shqiptarë që shkojnë në Belgjikë për të kërkuar azil dhe do të marrim masa dhe do të hetojmë me intensitet të lartë çdo zyrtar ose shoqatë joqeveritare, të cilët me dokumente fiktive abuzojnë duke tejkaluar çdo komptencë ligjore me vërtetime, duke mashtruar qytetarët shqiptarë për të kërkuar azil në Belgjikë”,- theksoi Burgaj.
Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Imigracionit dhe Azilit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës u shpreh se gjatë muajit tetor ka qenë problematike fluksi i madh i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar.
“Muaji tetor na ka vënë para një problemi të madh dhe numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor deri ditën e sotme llogaritet në 240 veta dhe përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është jo dhe jemi të bindur që shqiptarët që vijnë në Belgjikë për të kërkuar azil nuk vinë spontanisht” , -nënvizoi Freddy Rosemont.
(e.m/BalkanWeb)