Ankandi i skrapit të Azotikut, pyeten 5 anëtarët e komisionit
18/10/2011 Anëtarët: Kemi respektuar procedurën
TIRANE-Pesë anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Ofertave në ankandin e shitjes së skrapit të uzinës së Azotikut në Fier, janë pyetur nga njësia hetimore Task-Forcë. Në orët e mesditës së djeshme ata janë paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur për shpalljen fitues të kompanisë “Kurum” dhe përjashtimin e kompanisë që ka depozituar kallëzimin penal në Prokurori. Pesë anëtarët, njëri prej të cilëve quhej Edmond Spaho, kanë treguar të gjithë procedurën që kanë ndjekur dhe se sipas tyre të gjitha veprimet janë kryer në përputhshmëri me ligjin që flet për tenderat dhe ankandet. Anëtarët e komisionit kanë treguar se vendimi ka qenë kolegjial dhe se firma turke “Kurum” përmbushte të gjitha kriteret për të qenë fituesja e këtij ankandi. Ndërsa për sa i përket interesit të Prokurorisë për kontraktimin e një kompanie tjetër që ka mundësuar transportimin e skrapit në furrnaltat e “Kurum”-it, ekspertët mësohet se janë shprehur se nuk mund të detyrojnë firmat private se me cilën kompani do lidhin kontrata, kjo për shkak se një gjë e tillë është jashtë kompetencës së tyre ligjore. Momentalisht hetimi lidhur me këtë çështje është në fazën fillestare dhe se pyetjet e prokurorëve ndaj pesë anëtarëve të komisionit, kanë qenë përqendruar më tepër për sqarimin e procedurës, se sa në kërkesa të hollësishme. Burimet shtuan se në ditët në vazhdim do vijojnë të marrin në pyetje persona të tjerë, ndërkohë që nuk e përjashtojnë mundësinë për ripyetjen sërish të anëtarëve të komisionit. Sipas burimeve e gjitha sasia e skrapit në uzinën 212 të Azotikut u shit për 24.6 milionë lekë. Nga ana tjetër paditësit që kanë depozituar kallëzimin kanë informuar Prokurorinë që sasia e skrapit që ndodhej në të vërtetë në uzinë ishte shumë më e madhe se sa ajo që ka dalë në dokumentet e ankandit. Nisur nga kjo ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjatë kryerjes së procedurave mund të jetë kryer dhe falsifikimi i dokumentacionit. Shteti shqiptar ka humbur qindra miliona lekë nga mënyra se si është shitur për skrap uzina e uresë në Azotikun e Fierit dhe jo vetëm ajo. Ndërsa furrat e metalurgjisë në Shqipëri e blejnë metalin, çelik i zakonshëm me çmim nga 37 deri në 40 lekë për kilogram, ankandi e shiti uzinën me 11,85 lekë për çelikun e zakonshëm. Skrapi i kësaj uzine vlerësohej në 30 milionë euro, por shteti ka marrë më pak se një të katërtën e vlerës së saj reale.