E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Zyra e regjistrimit të pasurisë e pavarur

TIRANË- Ministria e Drejtesisë ka ndërmarrë iniciativën për hartimin e një ligji të ri që rregullon veprimtarinë e regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Për këtë arsye në ambjentet e kësaj ministrie u zhvillua tryeza e rrumbullakët ku u prezantuan 80 nenet e këtij projektligji.

Duke folur për risitë e projektligjit për veprimtarinë e Hipotekës, ministri Halimi tha se, parashikohet një ndryshim i mënyrës së funksionimit të Hipotekës, duke kaluar nga një institucion në varësi të ministrisë së Drejtësisë, në një institucion të pavarur me vetëfinancim, që funksionon si autoritetet e tjera.

Ndërkohë që, do të ngrihet një bord, i cili do të marrë një numër të caktuar kompetencash, që deri tani janë kompetenca të qeverisë.

Si një çështje të rëndësishme, ministri Halimi veçoi garantimin e informacionit që do të japë kjo Zyrë.

‘Qytetarët duhet të jenë të garantuar që informacioni që marrin në këtë zyrë të jetë korrekt”, theksoi ministri i Drejtësisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›