Vritet me thikë i riu te lojërat e fatit
18/10/2011 Përleshja në brendësi të sallës së lojërave, ndërron jetë në spital
KORÇË- Mbrëmjen e djeshme një i ri 24-vjeçar është vrarë me thikë në një lokal lojërash fati në Korçë. Nga burimet policore të këtij qyteti mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të ditës së djeshme në bulevardin “Fan Noli” të Korçës. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima është identifikuar me emrin Dorian Kocaqi. Policia tha se pas plagosjes së rëndë në vendin e ngjarjes, i riu gjeti vdekjen në spital. Në ngjarje mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Sherri ka nisur në brendësi të sallës së lojërave të fatit, ndërsa ende nuk është mësuar shkaku i përleshjes mes viktimës dhe autorit. Një shumë parash dyshohet paraprakisht si shkëndija e këtij sherri që i mori jetën 24-vjeçarit.