E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 33-vjecari vrau pas një sherri banal në 2007

TIRANË- Policia e shtetit bën me dije se pasditen e sotme është bërë e mundur kapja e shtetasit të kërkuar Marin Koka.

Ndërkohë që mësohet se personi i arrestuar ishte shpalluar në kërkim për veprën penale të vrasjes pasi dyshohet se ka vrarë për motive të dobëta në vitin 2007 dy shtetas.

Policia njofton se 33 vjecari ioshte shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 14 maj të vitit 2007, ku Koka dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij Tonin Koka  pas një sherri banal në qytetin e Lacit për gërvishtjen e makinës së tij, kane qelluar per vdekje shtetasin Leonard Rama 25-vjec, ndërkohë që Lutfi Aliko 72-vjeç, është përplasur me makinë nga autorët e krimit dhe ka vdekur më pas në spital.

Kapja e Kokës u bë e mundur pasditen e sotme nga ana e seksionit të hetimit të komisiariatit të policisë Rinas.

Gjatë kësaj kohë mësohet se i kërkuari ka jetuar me identitet të fashehtë me emrin Klinton Como.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›