E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurt Kola: Berisha e keqja e të gjithë shqiptarëve

TIRANË- Duke iu referuar emisionit Xhungël të gazetarit Artan Hoxha si dhe shkrimit të publikuar enkas për këtë emision në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare, ku rrëfehet i burgosuri politik Hysni Blloshmi, i cili akuzon kryeministrin Berisha, si të përfshirë në gjyqe politike, vjen edhe reagimi i Kreut të shoqatës së të Përndjekurve.

Kurt Kola deklaroi sot në një prononcim për mediat se është e patolerueshme që një njeri si Berisha, dëshmitar në gjyqe politike të vazhdojë të udhëheqë Shqipërinë. Ai sipas Kolës, është e keqja e gjithë shqiptarëve.

“Sot populli shqiptar u njoh me një lajm shumë tronditës, sot mësoi se kryeministri që qeveris vendin ka qenë një agjent i sigurimit të shtetit dhe ka dalë dëshmitar, ka kërkuar dënim me varje për një të burgosur politik, për Hysen Shoshorin. U publikua qartë morali i atij që udhëheq Shqipërinë. Një person i tillë që ka dalë dëshmitar i një të burgosuri politik, që 10 vjet rresht ka vënë trakte në Tiranë kundra atij sistemi dhe ka kërkuar dënimin me varje në Sheshin Skënderbeu, e kemi kryeministrin tonë. Është e pamoralshme për cdo shqiptar që të votojë sot Sali Berishën për të qenë në drejtim të vendit. Ai është e keqja jo e Hysen Shoshorit, jo e të përndjekurve politikë, por është e keqja e shqiptarëve”,- deklaroi Kurt Kola.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kurt Kola: Berisha e keqja e të gjithë shqiptarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›