E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul: Nuk ka dokument për krizën. Berisha: Pres cdo propozim të opozitës

(UPDATE) Kreu i grupit parlamentar te PPE ne Parlamentin Europian, Joseph Daul deklaroi se ai eshte ne Tirane per te pare se si funksionon demokracia shqiptare, pas takimit te zhvilluar ne Strasburg mes krereve te PS dhe kryeministrit Berisha. Sipas tij, ne kete takim fale nderhyrjes se tij dhe homologut socialist ne PE, Martin Shultz, u arrit qe Shqiperia ti rikthehet funksionimit te demokracise.

"Nuk e di se per cfare drafti behet fjale. Ka pasur diskutime. Rame dakord se nese duam te avancojme akoma me tej per funksionimin e demokracise ne Shqiperi, do kete takime te tjera ne nivel te larte. Pra, zoti Rama, zoti kryeminister dhe une e Martin Shultz per te diskutuar dhe per hedhur ne leter ate cka eshte bere tashme nga ekspertet. Deri tani nuk ka patur propozim per te ecur perpara. Parlamenti Europian nuk eshte bere per te diktuar ligjin shqiptareve. Nese mund te ndihmojme qe te funksionoje demokracia jemi shume te kenaqur. Ne nuk do te perzihemi aspak me funksionimin e partive apo fushatave elektorale, secila ben ate qe i takon dhe respekton te drejtat e tij. Ne jemi thjesht per te dhene mendime", deklaroi ne Tirane Joseph Daul, kryetar i grupit parlamentar te PPE ne PE.

I pyetur per rezultatin e negociatave ne darken e zhvilluar ne restrorant Krokodil ne Strasburg zoti Daul tha se ajo beri qe demokracia ne Shqiperi te fillonte te funksiononte dhe ky ishte synimi...

"Duke pare situaten e krijuar ne vend sidomos gjate greves se urise se bashku me Martin Shultz vendosem te nderhynim. Une i telefonova mikut tim Berisha i cili pranoi menjehere dhe po keshtu dhe z. Rama. Beme nje seance publike ku secili u shpreh dhe vendosem se bashku tre gjera qe jane te rendesishme per demokracine. Njohja e qeverise, njohja dhe respektimi i Kushtetutes, dhe se treti, opozita te punoje ne gjirin e Parlamentit, dhe kjo u respektua. U shkua dhe me tej, pasi u kerkua hapja e kutive por kjo nuk mund te arrihej pasi ka nje Kushtetute qe duhet respektuar dhe ka vendime nderkombetare", vijoi Daul.

Daul tha se gjate kesaj darke i kishte deklaruar zotit Rama qe opozita edhe e tille deri ne zgjedhjet e ardhshme dhe nese ai mendonte se ligji elektoral nuk kishte funksionuar mire atehere ai duhet te ulej dhe sebashku me mazhorancen te hartonte ligjin e ri zgjedhor ne menyre qe problemet e verejtuar te mos perseriteshin me. Ne kete drejtim, kryeministri Berisha i ofroi edhe njehere opozites qe te beje te gjitha amendamentet per kodin e ri zgjedhor dhe ne te njëjten menyre i kërkoi bashkëpunim asja per votimin sebashku te ligjeve te rendesishme...

"E informova presidentit Daul, se ligjet te cilat duhet ti kalojme se bashku, qeveria ka vullnet te plote te pranoje cdo amendament qe opozita do te sjelle per to, si nje kusht qe te gjejne veten te gjitha forcat politike, ne rolin e tyre ne kete parlament. E garantova se ne zgjedhjet e ardhshme qeveria eshte e vendosur te pranoje cdo amendament qe opozita e konsideron te nevojshem per ti dhene asaj sigurine me te madhe te mundshme", tha kryeministri Berisha.

Duke iu referuar negociatave per zgjidhjen e ngercit politik, Berisha tha se duke respektuar konfidencialitetin, mazhoranca ka qene shume fleksibel me opoziten per gjithmone ne respektim te ligjeve te institucioneve te vendit.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e enjte , 24 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›