E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama ka frikë nga zgjedhjet e ardhshme

Askujt te mos i shkoj mendja se do te qendroj ne detyre pertej afatit ligjor. Keshtu u shpreh ministri i Jashtem Ilir Meta njekohesisht kreu i Levizjes Socialiste per integrim ne koment te deklarates se Edi Rames per te bojkotuar zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky qendrim sipas zotit Meta deshmon se problemi i kreut socialist nuk eshte hapja e kutive te 28 qershorit, por frika e humbjes ne perballjen e ardhshme elektorale.

"Askush nuk ka patur dyshim ne Shqiperi qe kjo nuk eshte nje sfide e nisur per transparencen e zgjedhjeve, po eshte nje alibi per te justifikuar nje bojkot te mundshem te zgjedhjeve, per shkak te frikes se kryetarit aktual te kesaj force politike, per tu perballur me votuesit perseri ne kryeqytet. Une jam i bindur qe jo vetem qe nuk do te shperblehet kjo lloj sjellje, por perkundrazi shpresoj te reflektohet sa me shpejt, pasi askush nuk mund te mendoje se do qendroje ne nje funksion ku eshte zgjedhur, qofte dhe nje minute me shume pertej mandatit ligjor pa u rizgjedhur perseri", tha Meta. Edi Rama deklaroi dy dite me pare se nuk do te kete zgjedhje, pa u bere transparenca e kutive te votimit te 28 qershorit.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›