Lufta ndaj trafiqeve dhe krimit, koordinim mes INTERPOL dhe EUROPOL
Njësisë e Koordinimit Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit(ILECU),krijohet ne Tirane per te koordinuar informacionin per ndjekjen penale kunder krimit te organizuar,trafiqeve dhe korrupsionit. Projekti i financuar nga Komisioni Europian me vlere rreth 2 mln Euro, do te aplikohet per 3 vite ne vendet e rajonit, duke forcuar shkembimin e informacionit me tyre dhe agjencive te spcializuara nderkombetare Interpol dhe Europol, me implementimin e Zyres se Krimeve Federale të Austrisë.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Ministrja e Brendshme e Austrisë Maria Fekter, garantuan suksesin e projektit. “Shqipëria bëhet vendi i parë përfitues i këtij projekti, që në përputhje me parashikimet përfundon brenda një kohe rekord ngritjen e ILECU-t, duke demonstruar prerë dhe qartë vullnetin e hekurt, vendosmërinë dhe kapacitet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar për të qëndruar gjithnjë pararojë e proceseve reformuese në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit", tha Lulezim Basha, minister i Brendshem.
“Zbatimi i këtij projekti është një gur themeli në politikën e sigurisë së vendit dhe në bashkëpunimin policor me Europën dhe gjithashtu me Austrinë. Me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit Shqipëria i dërgon Europës një sinjal të qartë. Me këtë projekt Shqipëria dëshmoi se është një vend model që duhet marrë shembull”, tha Maria Fekter, Ministria e Brendshme e Austrise.
Memorandumi i Bashkëpunimit për koordinimin ndërkombëtar për zbatimin e projektit ILECU, u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Financave dhe Prokurorja e Përgjithshme.
Denada Shkodrani < I mëparshmi