E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Dy janë pistat për vrasjen e gjyqtarit Konomi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka thënë gjatë një deklarate për shtyp se, për vrasjen e gjyqtarit Skerdiliajd Konomi ekzistojnë dy pista hetimi.

Megjithatë, Burgaj nuk është prononcuar se cilat janë këto dy pista. Ai ka thënë vetëm se shumë shpejt mund të ketë arrestime për këtë vrasje.

Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër, u shpreh Burgaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›