Burgaj Forcimi i masave ndeshkimore do te minimizoje aksidentet rrugore
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj dy dite para hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne Kodin Rrugor takon shefat e njesive rajonale te Policise Rrugore
Ne prag te hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne Kodin Rrugor drejtori i Pergjithshem i Policise se Phtetit Hysni Burgaj takoi diten e djeshme shefat e njesive rajonale te Policise Rrugore. Aplikimi ne praktike i ketyre ndryshimeve ka qene fokusi i takimit te djeshem. Sipas Burgajt ndryshimet ne Kodin Rrugor u bene me synimin e vetem per rritjen e edukates rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale nepermjet forcimit te masave ndeshkimore.
Per Policine e Shtetit nuk do jete kurre qellim ne vetvete ndeshkimi por ndergjegjesimi dhe edukimi me normat e ketij kodi. Rritja e parametrave te sigurise rrugore do te coje dhe ne uljen graduale te numrit te gjobave ndeshkimeve dhe shtimit nga ana e drejtuesve te mjeteve te respektimit te normave te Kodit Rrugor - theksoi Burgaj. Sipas drejtorit te Policise se Shtetit ndryshimet ne Kodin Rrugor erdhen si nevoje dhe domosdoshmeri per kohen. Keto ndryshime jane bazuar dhe ne pervojen e vendeve te Bashkimit Evropian te cilat do te ndikojne ne rritjen e parametrave te sigurise rrugore parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe uljen e viktimave ne trafik. Nder te tjera Burgaj theksoi se reformat strukturore duhet te shoqerohen me reforma legjislative. Kjo reforme legjislative tashme erdhi si rezultat i nje analize te hollesishme te sigurise se trafikut rrugor ne nje hark kohor prej 4 vitesh per te cilen punuan u perfshine specialistet dhe ekspertet me te mire te Policise Rrugore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise shoqeria civile eksperte nderkombetare qe asistojne Policine e Shtetit PAMECA ICITAP e te tjere - beri me dije drejtori i policise. Nder te tjera Burgaj i ka kerkuar Drejtorise se Policise Rrugore te marre masa te menjehershme per sensibilizimin e opinionit publik nepermjet medias se shkruar dhe asaj elektronike per njohjen dhe zbatimin nga perdoruesit e rruges te ndryshimeve te ketij kodi. Ndersa duke iu drejtuar qytetareve shqiptare drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit kerkoi mirekuptimin dhe mbeshtetjen e tyre ne zbatimin me sukses te Kodit Rrugor si dhe i ftoi ata te denoncojne cdo veprim te konstatuar ne kundershtim me normat e ketij kodi nga punonjesit e policise duke i garantuar zgjidhje te shpejte ligjore dhe ndeshkim per abuzuesit me normat e ketij kodi apo etiken profesionale.
Risite qe sjell amendimi i neneve ne Kodin Rrugor
1. Perpilimi i procesverbalit te konstatimit te shkeljes ne menyre elektronike.
2. Saktesimi i pergjegjesive ligjore ne rastet e dhenies se mjetit personave te papajisur me leje drejtimi. Ne kete pike dua te theksoj se ne te gjitha rastet ku konstatohet nje gje e tille ne baze te Kodit Penal do ti referohen materialet Prokurorise dhe do te jepen per mediat dhe gjithe opinionin publik rastet e ndalimit dhe arrestimit ne flagrance te ketyre personave.
3. Pergjegjesia per mosperdorimin e rripit te sigurimit nga drejtuesi i mjetit per personat ne mjet nen moshen ligjore.
4. Parandalon shume veprime abuzive apo korruptive te punonjesit te policise pasi ne ligj jane percaktuar sakte dhe qarte procedurat per cdo veprim p.sh. marrja e mjeteve me karrotrec vetem aty ku ka sinjalistike te percaktuar qarte pasi kemi pasur shume ankesa nga qytetaret
5. Stimulimi i pageses se gjobes per kundravajtesit brenda afatit ligjor 5 diteve duke ulur me 20 vleren e gjobes.