E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Turgut, gjykata cakton masën “arrest në burg”

08/04/2011  Trafikanti turk i drogës shpallet në kërkim ndërkombëtar

TIRANE-Pas lirimit nga qelia dhe arratisjes së bujshme, Prokuroria e Tiranës kërkon të rikthejë sërish në qeli super të kërkuarin turk Abdul selam Turgut. Pak ditë më parë me kërkesë të prokurorit Besnik Cengu, gjykata e Tiranës ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “arrest në burg”. Ky vendim shpall zyrtarisht shtetasin turk person në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që zyra e Interpolit duket se ka publikuar dhe të dhënat e gjeneralitetet e personit që kërkohet nga katër shtete të Bashkimit Evropian. Pak kohë më parë Gjykata e Apelit vendosi të lërë të lirë shtetasin turk Abdul Selam Turgut, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Mirëpo nga verifikimet e kryera turku nuk ka qëndruar asnjë ditë në adresën e paraqitur gjykatës, duke mundur të largohet pa lënë gjurmë. Ndërkohë që prej dy javësh policia është vënë në ndjekje të tij, por që aktualisht asnjë informacion nuk ka mbi vendndodhjen apo drejtimin e largimit të super të kërkuarit të drejtësisë gjermane. Turgut akuzohet se është autor i trafikimit të tonelatave të mëdha të drogës dhe opiumit nga Turqia në drejtim të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›