E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Krimit, goditje ku i dhemb më shumë

Tiranë, 30 qershor, NOA - Objektivi i strukturave të reja që janë ngritur pranë Policisë së Shtetit është goditja e krimit të organizuar atje ku ai ka pikën më të fortë dhe për të cilën ai krijohet: Përfitimet ekonomike.

Një fakt të tillë e ka theksuar sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një takimi pune me drejtues të strukturave të hetimit të krimit të krijuara pranë këtij institucioni, si edhe drejtues të Policisë në qarqe.

Duke prezantuar riorganizimin e strukturave të reja për hetimin e krimit, ai tha se ky përbën një nga objektivat e qeverisë për të luftuar me tolerance zero krimin e organizuar.

Në vijim të takimit, Burgaj theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi, dhe tashmë këto struktura duhet të vihen në punë me efiçencë të plotë në mënyrë që të arrihet ai ndryshim dhe rezultat që pritet nga të gjithë.
Ai paraqiti me rëndësi përfshirjen pranë strukturave edhe të specialistëve për ndërhyrjet taktike, për shërbimet psikologjike dhe ato mbështetëse e logjistike.

Ndërsa në lidhje me narko-trafikun ai tha se pret më shumë rezultate pozitive në identifikimin e aseteve kriminale për çështjet në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë gjatë procesit hetimor me qëllim sigurimin e prove të plota për asetet kriminale.

Duke shtuar se është i nevojshëm edhe një bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit e Pastrimit të Parave për verifikimin dhe vërtetimin e informacioneve për asete që dyshohen se janë me prejardhje kriminale.

Në fund, ai u ndal edhe te rëndësia e komunikimi etik me qytetarët për të marrë dëshmi sa më të shumta dhe të sakta prej tyre lidhur me kallëzimet penale, sikundër ka kërkuar edhe kujdes të veçantë ndjekjes apo hetimit të krimit në familje e me të mitur.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›