E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi për KLD-në, Berisha: Mëse normal, fortunë në një gotë uji

Tiranë- Sa i takon zhvillimeve në Parlament i konsideroj ato nga më normalet. Ndaj situata e krijuar ishte një fortunë në gotë uji.

Ka qënë kjo deklarata e kryeministrit, Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij çek Petr Neas lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Sa i takon zhvillimeve në Parlament i konsideroj ato nga më normalet. U paraqiten dy kandidatura dhe unë skam gjë tjetër vecse respekt për opoziten që solli kandidaturen e vet. Natyrisht opozita ka të drejtat e taktikimeve të veta politike. Në Parlament kërkoj që të mos viheshin firma në fletë votimi se kishte frikë mos viheshin shenja dhe bishta. Për të shamngur çdo obsesion ndaj shenjave iu referuam butonit. Një votim të fshehtë dhe opozita taktikoi mori vendimin e vetë në këtë rast. Gjë e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në çdo kohe, në çdo formë. Ndaj dhe një fortunë në gotë uji ishte ajo- tha kryeministri teksa ka nënvizuar se Çekia mbështet prespektiven europiane të Shqipërisë.

Në kuadër të integrimit të vendit kryeministri ka deklaruar se përmbushja e detyrimeve për marrjen e statusit kandidat është përgjegjësi e aktorëve të brendshëm.

Kërkesat që BE parashtron ndaj Shqipërisë janë shumë të drejta. Qëndrimi ndaj tyre është një përgjegjësisë që kanë forcat politike ndaj integrimit. Askush smund ti zëvendesojë opoziten apo faktoret politike. Ndaj përmbushja e detyrimeve duhet të jetë diçka  e brendshme dhe e të gjithëve ndaj vendit të tyre. Kështu që unë e shoh në këtë kontekst- tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij kryeministri çek tha se Republika Çeke mbështet integrimin europian të Ballkanit dhe Shqipërisë duke nënvizuar se ky proces s’është një rrugë e thjeshtë.

Muajt e kaluar Shqipëria ka arritur një progres pozitiv në rrugën e integrimit. Rruga për në BE kërkon shumë punë durim dhe vullnet të madh, vetë republika çeke iu deshën 7 vjet pasi mori statusin që të futej në BE. Por dua të përmenb se republika çeke përkrah zgjerimin e Ballkanit dhe Shqipëria të jetë e suksesshme në integrimin BE- tha kryeministri çek.

Ditën e sotme kryeministri i Republikës Çeke Petr Neas po zhvillon një vizitë zyrtare në vend me ftesë të homologut të tij shqiptar. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë në Sallën e Marrëveshjeve të Këshillit të Ministrave u nënshkrua Protokolli Marrëveshjes së ripranimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke. ‘Në vijim, Kryeministri Neas do të pritet në një takim, nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin Berisha, në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik çeko-shqiptar. Në prani të tyre do të firmoset edhe Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke’.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›