Burgaj Me 8 maj do te garantojme proces te lire e te ndershem

OSBE Policia qendrim te shkelqyer gjate proceseve. Burgaj Ndeshkim policeve qe shkelin ligjin gjate zgjedhjeve
Drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit si ne nivel qendror dhe ate lokal kane filluar nje dite me pare trajnimin e pare ne kuader te procesit zgjedhor te 8 majit. Nen lajtmotivin Mbi detyrat e Policise se Shtetit gjate procesit zgjedhor maj 2011 mesditen e djeshme drejtuesit e larte te policise jane mbledhur ne ambientet e Qendres se Formimit Policor ne kryeqytet ndersa ne ditet ne vijim do te zhvillohen te tjera trajnime per te gjithe punonjesit e policise qe do te angazhohen me sherbim ne mbarevajtjen e ketij procesi zgjedhor. Ne hapjen e ketij trajnimi drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj siguroi gjate fjales se tij te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare dhe partneret nderkombetare se Policia e Shtetit do te permbushe me sukses te gjitha detyrimet qe i ngarkohen nga kuadri ligjor per procesin zgjedhor. Gjithashtu drejtori Burgaj kerkoi nga te gjitha strukturat e Policise se Shtetit qe te vleresohet maksimalisht ky proces trajnimi si kusht per realizimin me sukses te misionit te Policise se Shtetit ne sigurimin e rendit dhe qetesise publike para gjate dhe pas procesit zgjedhor. Ne zbatim te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise Policia e Shtetit ka per detyre te kontribuoje pozitivisht ne procesin parazgjedhor dhe te siguroje zbatimin e ligjit gjate votimit dhe numerimit te votave - eshte shprehur numri nje i policise shqiptare nderkohe qe me tej Burgaj ka theksuar Me kete rast kerkoj nga te gjithe ju qe per cdo punonjes policie qe do veproje ne kundershtim me ligjin dhe aktet e tjera nenligjore qe normojne veprimtarine e strukturave te Policise se Shtetit ne procesin zgjedhor te filloje menjehere ecuria disiplinore e ligjore ndaj tij. Askush dhe per asnje motiv nuk mund te penalizoje organizaten e Policise se Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij ne permbushje te detyres se ngarkuar me ligj. E drejta e votes eshte e shenjte. Ne te gjithe duhet te jemi krenare dhe te privilegjuar qe ligji na ngarkon me detyren fisnike te ruajtjes se shenjterise se kesaj te drejte. Te drejtat e individeve jane te shenjta. Detyra jone per mbrojtjen e te drejtave eshte po aq e shenjte - ka thene kreu i Policise se Shtetit. Sipas Burgajt Raportet e organizmave nderkombetare per zgjedhjet e viteve 2005 2007 2009 kane nenvizuar qendrimin e shkelqyer te sherbimeve te Policise se Shtetit ndaj proceseve elektorale. Le te konfirmojme te gjithe se bashku dhe nje here se Policia e Shtetit do te jete pararoje dhe promotor i vlerave me te mira te nje shoqerie demokratike.
OSBE Politika te mos nderhyje ne punen e policise
Gjate fjales se tij te rastit shefi i Departamentit te Sigurise prane Zyres se Prezences se OSBE z. Jack Bell eshte shprehur Raportet e ODIHR-it kane qene kritike per pjesen politike dhe kurre per punen e Policise se Shtetit. Raportet e ODIHR-it lidhur me punen e Policise se Shtetit gjate proceseve zgjedhore kane qene ne ngritje ne vecanti raportet e procesit zgjedhor gjate vitit 2007 dhe 2009 dhe kane vazhduar me pozitivitet. Jemi te sigurt se do te kemi te njejtat raporte edhe ne zgjedhjet e ardhshme te majit te vitit 2011. Probleme gjate procesit zgjedhor mund te kete - ka thene Bell - por Policia e Shtetit nuk duhet te lejoje qe politikanet te nderhyjne ne punen e policise per te prishur raportet qe nderkombetaret kane dhene deri tani. Sipas shefit te Departamentit te Sigurise Bell Do te kete shume vezhgues per zgjedhjet te cilet nuk do te jene per te vezhguar punen e policise por per procesin zgjedhor. Duke ju uruar suksese shpresoj qe ky proces zgjedhor te vazhdoje pa probleme dhe besoj se Policia e Shtetit do te permbushe me sukses te gjitha detyrimet ashtu si dhe ne proceset e meparshme zgjedhore.
Burgaj Do te permbushim me sukses detyrimet ligjore gjate procesit boks gri
Qe nje shtet demokratik te zhvillohet dhe lulezoje ai duhet te respektoje parimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ku qytetari ka te drejte dhe mundesi te votoje ne perputhje me ligjin dhe te kete sigurine e votes se fshehte dhe te numerimit te votave me efektshmeri dhe saktesi. Ne kete menyre u eshte drejtuar punonjesve te larte te Policise se Shtetit drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj gjate fjales se tij dje ne diten e pare te trajnimit per procesin zgjedhor. Sipas Burgajt E drejta e votes eshte e shenjte. Ne te gjithe duhet te jemi krenare dhe te privilegjuar qe ligji na ngarkon me detyren fisnike te ruajtjes se shenjterise se kesaj te drejte. Te drejtat e individeve jane te shenjta. Detyra jone per mbrojtjen e te drejtave eshte po aq e shenjte. Burgaj u ka me tej kerkuar drejtuesve te parte te policise qe nepermjet tyre per strukturat vartese ta vleresojne maksimalisht kete proces trajnimi si kusht per realizimin me sukses te misionit te Policise se Shtetit ne sigurimin e rendit dhe qetesise publike para gjate dhe pas procesit zgjedhor nderkohe qe ka permendur se ne keto trajnime do te kalojne te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit qe do angazhohen me sherbim ne mbarevajtjen e ketij procesi zgjedhor.