E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Në Lazarat nuk ka asnjë parcelë me hashash

Komuna e Lazaratit, Gjirokastër

Turistët nga Holanda, Theo Roelofs dhe Daan Vonk në Lazarat

Nuk ka asnjë parcelë të mbjellë. Kjo është deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Edhe pse policia nuk ka mundur ende të hyjë në Lazarat, ajo e mban atë prej dy ditësh të rrethuar. Çdo makinë që hyn dhe del nga ky fshat i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.

Kjo është periudha kur nis kultivimi i bimës narkotike dhe Burgaj një ditë më parë deklaroi se lufta e policisë për parandalim do të nisë që në fazën fillestare duke mos lejuar mbledhjen e parcelave.

Drejtori i Policisë së Shtetit gjithashtu tha se i gjithë territori i vendit do të monitorohet nga ajri në bashkëpunim dhe me Misionin Interforze të Italisë dhe shtoi se në rast se konstatohet ndonjë parcelë e mbjellë do të ndërhyhet për asgjësimin e bimës dhe kapjen e kultivuesit.

Nuk dihet nëse vërtet lazaratësit kanë hequr dorë nga kultivimi i Hashashit por dy turistët nga Holanda me filmimin e tyre na dëshmuan se një vit më parë thuajse çdo parcelë ishte e mbjellë me bimë narkotike. /F.S/

*    *   *

Lazarat, Burgaj: Do parandalojmë kultivimin e hashashit me vrojtim nga ajri

Policia e Shtetit po merr masa për parandalimin e kultivimit të marijuanës në komunën e Lazaratit. Prej mesditës së djeshme kjo kumunë mbahet e rrethuar nga forca të policisë dhe po pritet ndihmë nga Italia për të ndërhyrë.

Burgaj është shprehur se në këtë qark po kryhen kontrolle dhe inspektime t렠vazhdueshme, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike duke shtuar se në këtë drejtim po bashkëpunohet dhe me banorët e Lazaratit.

Një ndër prioritet e Policisë së Shtetit është parandalimi që në embrion i kultivimit të bimëve narkotike. I gjithë territori i vendit do të monitorohet gjatë periudhës në vijim nga ajri në bashkëpunim dhe me Misionin Interforze, me qëllim evidentimin e çdo sipërfaqe ku mund të jenë kultivuar bimë narkotike. Në rast të konstatimit të tyre do të ndërhyhet për asgjësimin e bimëve narkotike dhe do të kryhen të gjitha veprimet për vënien para drejtësisë të autorëve, tha kreu i Policisë së Shtetit.

Ditët e fundit policia ka ndaluar mbi 200 persona të cilët kishin si synim të shkonin në Lazarat për kultivimin e bimëve narkotike të punësuar nga banorët e Lazaratit.

Lazarat, kapen 142 kg marijuanë, katër në kërkim

Ashtu siç tashmë është bërë zakon, policia bllokon marijuanën që del nga Lazarati ndërsa trafikantët thuajse në çdo rast arrijnë të largohen. Kjo është edhe pak a shumë historia e ngjarjes së sotme, ku policia ka sekuestruar një sasi prej 142 kg marijuanë.

Lëndë narkotike po transportohej nga katër persona në malin mbi Lazarat dhe sapo kanë parë që u është vënë në ndjekje policia ka kanë mundur të largohen duke lënë marijuanën, të cilën e kishin ndarë në katër çanta. Ky të paktën është versioni i policisë, që bën me dije se është në kërkim të tyre.

Në ditët e fundit policia ka ndaluar mbi 100 persona të cilët kishin si qëllim të shkonin për të punuar në Lazarat pasi tani është periudha e kultivimit të bimëve narkotike. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›