Shtyhet për në 20 qershor regjistrimi i FRD-së

Partia e FRD-së
Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datë 20 qershor regjistrimin e partisë me të re, Fryma e Re Demokratike. Sipas gjykatës, dokumentacioni për regjistrim, i paraqitur nga FRD-ja, nuk është i plotë.
Partia Fryma e Re Demokratike dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatë kërkesën për regjistrim, statutin dhe listën me 11 432 firma.
Në 30 prill zyrtarisht FRD u prezantua si partia më e re, për të cilën diskutohet gjerësisht se pas korrikut do të drejtohet nga Bamir Topi, sapo ai të largohet nga posti i kreut të shtetit. /E.L/