E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga 7 falsifikatorë patentash

FIER – Kanë pajisur me leje drejtimi motomjetesh dhe automjetesh kundrejt përfitimeve të paligjshme. Prokuroria e Fierit ka arrestuar shtatë persona për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Konkretisht janë arrestuar shtetasit:

Bujar Tahiri, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Emiljano Mone nën masën e sigurimit personal arrest në burg, nën dyshim për veprën penale korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim; Dylaver Shyti, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personaveqë ushtrojnë funksione publike; Emiljano Bushi, i dyshuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim; Xhevair Çaushi, i dyshuar për korrupsion pasiv; Paskal Bello, i dyshuar për korrupsion pasiv; Vladimir Nebiaj, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.

Po kështu, ndaj titullarit të këtij institucioni, shtetasit Luan Baci, është caktuar masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të rryshfetit apo korrupsionit pasiv.  /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›