Rinas, kapen 4 bolivianë me dokumente false

Policia ne aeroportin e Rinasit
Policia kufitare e Rinasit ka kapur katër shtetas bolivianë të dielën në mbrëmje, teksa po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë me vula e formularë të falsifikuar.
Bëhet e ditur së është arrestuar, Uan Ugotomas Carlos, 22 vjeç, lindur dhe banues në Santa Cruz, Bolivi; Dora Camacho Raul Alvaro, 18 vjeç , lindur dhe banuese në Sucre Bolivi; Raul Salustio Lucio, 44 vjeç, lindur dhe banues në Sucre Bolivi dhe Jenny Silvia Fuentes Vargas, 43vjeç, lindur në Bolivi dhe banuese në Bergamo në Itali.
Arrestimi i tyre u bë, sepse këta katër shtetas tentuan të kalojnë përmes aeroportit të Rinasit për në drejtim të Italisë, me leje qëndrimi spanjolle, të cilat dyshohen të falsifikuara.
Të katër bolivianët janë nën akuzë për konsumim të veprave penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dhe kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror. /E.L/