E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi me vonesë i pasurisë, ILDKP gjobit 37 zyrtarë. Asnjë masë ndaj Guxhollit

Share

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur masën administrative “gjobë” për 37 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e pasurisë.

Sipas ILDKP-së, pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk kanë e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë që mbartin detyrim për deklarim “periodik/vjetor”; 4 zyrtarë që kanë detyrim për deklarimin “para fillimit të detyrës”; dhe 2 zyrtarë që duhet të plotësojnë formularin “pas largimit nga funksioni”.

Ndaj këtyre zyrtarëve, ILDKP ka marrë masa duke I dënuar me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë.

Gjithashtu, Inspektorati i Lartë është në përfundimin e procedurave për vendosjen e masave administrative edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë, emrat e të cilëve do të publikohen në ditët në vijim.

Sakaq, edhe pse këshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, ka fshehur 1 milionë dollarë, duke mos i deklaruar, ILDKP nuk ka marrë ende asnjë masë ndaj saj, duke mos nisur hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›