Burgaj ne SHBA takon kryeprokurorin dhe personalitete te tjera te ligjit

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka marre pjese si anetar ne Konferencen e 117-te te Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise IACP qe u zhvillua ne Orlando te Florides ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga 23-27 tetor.
Gjate punimeve te konferences u mbajt edhe Asambleja e Pergjithshme e kesaj organizate ku pershendeten zevendespresidenti i SHBA-ve Joe Biden Prokurori i Pergjithshem i SHBA-ve Eric Holder Drejtori i FBI-se Robert S. Mueller III.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit zhvilloi nje sere takimesh te rendesishme gjate diteve te pjesemarrjes ne kete konference si dhe u takua me prokurorin e Pergjithshem te SHBA-ve Eric Holder. Ne kete takim Holder vleresoi ne menyre te vecante partneritetin e Shqiperise ne luften kunder krimit te organizuar e terrorizmit.
Ne kete takim Burgaj falenderoi qeverine amerikane per mbeshtetjen qe i ka dhene Policise se Shtetit permes programit ICITAP dhe e garantoi prokurorin e Pergjithshem te SHBA-ve se Policia e Shtetit do te vazhdoje te jete nje partnere e besueshme ne luften kunder krimit e terrorizmit. Gjithashtu kryepolici shqiptar Burgaj e njohu kryeprokurorin e SHBA-ve me progresin e bere ne zhvillimin e pergjithshem te organizates policore shqiptare si dhe arritjet e Policise Shqiptare si ne drejtim te intensifikimit te luftes kunder krimit te organizuar korrupsionit pastrimit te parave ashtu dhe ne drejtim te rritjes se standardeve profesionale krijimit te nje mjedisi me te sigurt per komunitetin dhe permiresimit te cilesise se sherbimeve per qytetaret.
Burgaj evidentoi dhe progresin cilesor te bere ne drejtim te forcimit te masave te kontrollit per mbikeqyrjen e kufirit e kontrollin e migracionit sipas standardeve te BE-se dhe rritjen e cilesise se arsimimit policor e trajnimit te personelit.
Gjate vizites ne SHBA Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit zhvilloi nje takim dhe me presidentin aktual te Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise Mike Carroll si dhe presidentin e ardhshem te kesaj organizate Mark A. Marshall te cilet vleresuan perfaqesimin e Shqiperise ne kete konference dhe procesin transformues qe ka pesuar Policia Shqiptare gjate viteve te fundit. Burgaj eshte pritur edhe ne nje takim te vecante nga Drejtori i ICITAP-it R.Carr Trevillian IV i cili duke shprehur kenaqesine per bashkepunimin e deritanishem vuri ne dukje dhe angazhimin e tij dhe te institucionit qe perfaqeson per te mbeshtetur me tej Policine e Shtetit.