Kasmi Komisioni i Ndihmes Juridike Falas se shpejti nis punen

Asistence falas perfitojne te miturit si dhe qytetaret qe jetojne me ndihme ekonomike
Komisioni Shteteror i Ndihmes Juridike do te nise se shpejtin aktivitetin e tij ne ofrimin e asistences ligjore falas per shtresat ne nevoje perkatesisht te miturit dhe qytetaret qe perfitojne ndihme ekonomike. Deklarimi i ketij fakti eshte bere paraditen e djeshme nga zv.ministrja e Drejtesise Brikena Kasmi pohim ky i bere zyrtarisht gjate tryezes me teme Persosja e sistemit te Ndihmes Juridike kusht paresor per rritjen e aksesit ne drejtesi. Pjesemarres ne kete tryeze ishin specialiste te ministrise perfaqesues nga sherbimi i avokatise si dhe te organizatave joqeveritare te fushes. Gjate fjales se saj para te pranishmeve numri dy i Ministrise se Drejtesise beri te ditur se aktualisht ministria eshte ne fazen permbyllese te bazes ligjore te Komisionit Shteteror te Ndihmes Juridike per ta vene ate ne funksion te plote. Me tej ne fjalen e saj duke shprehur edhe angazhimin e ministrise qe perfaqeson Kasmi u shpreh se gjate ketyre diteve prite te permbyllet faza plotesuese e akteve nenligjore ne drejtim te miratimit te tyre dhe venies ne funksion sa me te plote te Komisionit Shteteror te Ndihmes Juridike. Pas hartimit te ligjit per Ndihmen Juridike i cili ka hyre ne fuqi qe nga 2008 dhe ngritjes se Komisionit Shteteror te Ndihmes Juridike Ministria e Drejtesise po ben perpjekje per te mundesuar zbatimin e tij ne praktike beri te ditur znj. Kasmi. Komisioni Shteteror i Ndihmes Juridike do tu mundesoje shtresave ne nevoje te shoqerise kryesisht qytetare qe jetojne me ndihme ekonomike asistence ligjore falas nga shteti nese u nevojitet per ceshtjet gjyqesore me te cilat mund te perballen ne jete. Si nje institucion i ri Komisioni eshte ngritur nga Ministria e Drejtesise ne kuader te angazhimit per adoptimin e politikave sa me sociale si dhe permiresimit te cilesise se sherbimit ndaj qytetareve. Asistencen ligjore falas do te mund ta perfitojne kryesisht te miturit te cilet mund te kene nevoje per asistence ligjore ne njohjen e legjislacionit por dhe te mbrojtjes se drejtperdrejte nga avokatet perballe gjykates per ceshtje te ndryshme dhe te gjithe individet e perfshire ne skemat e asistences sociale nga shteti qe e kane te pamundur per arsye ekonomike te kene nje avokat ne ceshtje te ndryshme. Sherbimi i Komisionit Shteteror te Ndihmes Juridike si nje sherbim larg burokracive do te jete i arritshem per te gjitha kategorite ne nevoje te cilat do te kerkojne ndihme ligjore falas.