Pentagon, zjarr kundër një barke të dyshimtë
Në atë zonë janë vendosur masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ceremonive përkujtimore me rastin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në selinë e Departamentit të Mbrojtjes.
Rrjeti televiziv CNN njoftoi se efektivë të Rojës Bregdetare kishin hapur zjarr të paktën 10 herë kundër barkës, që kishte hyrë në një zonë të ndaluar përkohësisht në lumin Potomac, që ndan Uashington D.C me periferitë e Virxhinias, ku është vendosur Pentagoni. Qarkullimi rrugor ka vijuar normalisht pa u ndikuar nga incidenti.
Presidenti Barak Obama dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pentagon. Zyrtarë të Zyrës Federale të Hetimit (FBI) nuk pranuan të komentonin njoftimet lidhur me incidentin në fjalë.