Burgjet, 150 të mitur flenë në dysheme
04/12/2004
Tiranë -150 të mitur flenë në dysheme, në qelitë e burgjeve dhe të paraburgimit. Klinikat Ligjore për Mbrojtjen e të Miturve në Tiranë, japin alarmin për mbipopullimin e burgjeve, me të dënuar të moshave të vogla. Avokatët që ofrojnë mbrojtje ligjore falas për të miturit, thonë se pjesa më e madhe e proceseve janë të padrejta, duke shkaktuar futjen në burg të çdo të mituri që arrestohet. Vendimet e gjykatave dhe hetimet e Prokurorisë kanë shkelje proceduriale, përmbajnë padrejtësi ndaj të akuzuarve në moshë të re dhe sjellin pasoja të rënda në sistemin e paraburgimit. Sipas klinikave ligjore, numri i të dënuarve në moshë të re, po rritet ndjeshëm kohët e fundit.
Kushtet
Punonjësit ligjorë, thonë se arrestimet dhe burgosja e të miturve po bëhet me qëllimin që policia të ketë disa të arrestuar më shumë, në statistikat mujore apo vjetore, por në burgje, 15 të mitur po flenë në tre shtretër dhe në kushte mizerabël të higjienës, ushqimit dhe infrastrukturës. Klinikat, zyrat, që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për të miturit që kanë probleme me drejtësinë, përballen me vështirësi financiare, për t'u ofruar ndihmë një numri gjithnjë e më të madh të miturish.
Padrejtësitë
Sipas avokatëve të Klinikës Ligjore për Mbrojtjen e të Miturve në Tiranë, kushtet e rënda të qëndrimit në burg, janë shkelja më e vogël që institucionet shtetërore bëjnë ndaj të miturve. Abuzimi shkon deri aty saqë, sipas avokatëve, të miturit rrahen në polici dhe detyrohen të pohojnë krime që nuk i kanë kryer. Disa prej këtyre rasteve i përkasin dy shokëve 14-vjeçarë, që kanë fjetur nën strehën e tregut çam, pasi nuk kishin ku të flinin dhe janë çuar në qeli me akuzën se kanë dashur të grabisin barakën e një shitësi ambulant. “Pohimet e detyruara” kanë çuar pas hekurave të paraburgimit, duke u akuzuar për tentativë grabitje, edhe një fëmijë tjetër, të cilin i zoti i një shtëpie në kryeqytet e gjeti në oborrin e banesës së tij dhe e akuzoi për vjedhje, edhe pse i mituri ia dha vrapit.