Hetohet për “diplomatë” grekë në trafik droge
04/12/2004 TIRANË -Prova të reja shkojnë në Prokurori për trafikun e drogës, pjesë e të cilit ishte edhe shoferi i ambasadës greke në Tiranë, Ilir Ajazi. Strukturat speciale të Shërbimit Sekret kanë dërguar në Prokurori një fotografi, në të cilën dy persona “bëjnë pazaret” me njërin nga tre të arrestuarit për trafik. Policia ka vënë në pranga shtetasit Ilir Ajazi, Krenar Çako dhe Valter Foto. “Me njërin prej këtyre shtetasve, dy personat e shpallur në kërkim së fundmi, janë fotografuar duke kryer veprime që sjellin trafikun e drogës”, thanë dje burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, fotografimi është bërë kohë më parë, para se Ilir Ajazi dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij në trafik të arrestoheshin. Pas zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka zgjeruar edhe rrethimin e hetimeve për personat e përfshirë në trafik.
“Diplomatët”
Implikimi për më shumë se një vit në trafikun e drogës ka qenë një kohë e mjaftueshme për zbulimin e veprimtarisë së Ilir Ajazit. Ky është dyshimi i hetuesve ndaj disa punonjësve të tjerë të ambasadës greke në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë marrë dijeni për veprimtarinë e Ajazit, madje, duke u bërë pjesë e kësaj veprimtarie. Prokuroria nuk ka marrë në hetim ende “diplomatë” të tjerë, por burime zyrtare nga organi hetimor, thanë se hetimet janë shtrirë dje edhe në këtë drejtim. “Organet e sigurisë dhe kontrollit të brendshëm të ambasadës, duhet ta kishin zbuluar veprimtarinë e shoferit, nëse do të kishin punuar në mënyrë të rregullt”, tha Prokuroria. Sipas saj, hetimi ndaj “diplomatëve” po kryhet në bashkëpunim me ambasadën.
Hetimi në Greqi
Prokuroria greke ka filluar nga ana e saj një proces tjetër penal, lidhur me pjesën greke të rrjetit të trafikut. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thanë se ky institucion ka patur një komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë, të cilët kanë shpallur në kërkim tre pritësit e drogës të nisur nga Shqipëria me makinën e shoferit të ambasadës. Sipas letërporosive shqiptaro-greke që janë shkëmbyer mes prokurorive, tre pritësit janë shpallur në kërkim, ndërsa po kryhen hetime për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikut mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Dyshimi për një
organizatë fisnore
Prokuroria e Krimeve të Rënda po verifikon të gjithë personat që kanë lidhje fisnore me të arrestuarin për trafik droge, Ilir Ajazi. Objekti i këtyre hetimeve është zbardhja e dyshimeve për një “organizatë të trafikut të drogës me karakter fisnor”. Sipas Prokurorisë, disa nga të afërmit e fisit dhe shoqërisë së Ajazit, janë marrë në pyetje dhe po verifikohen. “I pandehuri për trafikim ndërkombëtar të drogës ka dëshmuar për më shumë se 30 persona të përfshirë në rrjetin e narkotrafikut. Mes këtyre personave, sipas provave hetimore, ka edhe të afërm të personit të arrestuar”, thanë burimet zyrtare nga organi i hetimeve. Sipas tyre, në objektin e hetimeve janë pasuria, vendbanimet, kontaktet, bisedat telefonike dhe aktiviteti i personave të afërt të fisit dhe shoqërisë së Ilir Ajazit.
Dekonspirimi i aksionit ndërkombëtar
Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, reaguan dy ditë më parë kundër publikimit të aksionit nga policia, gjatë kohës kur po kryheshin arrestimet. “Tre persona, pritës të drogës, janë identifikuar dhe do të arrestoheshin në Greqi, nëse policia nuk do të publikonte aksionin para përfundimit të tij”, tha Prokuroria. Sipas saj është ushtruar një kontroll i rreptë mbi hetuesit dhe prokurorët, në mënyrë që ata të mos jepnin asnjë informacion për mediat, derisa aksioni të përfundonte me arrestimin e të gjithë personave të implikuar në trafik. “Por policia është nxituar të publikojë pjesën e saj të aksionit me prangosjen e tre personave, duke dekonspiruar drejtpërsëdrejti arrestimin e të paktën tre trafikantëve të tjerë”, thanë burimet e akuzës. Sipas tyre, ky nuk është aksioni i parë i dekonspiruar nga policia dhe etja e saj për të publikuar rezultatet. Të paktën katër persona, sipas Prokurorisë, shpëtuan në muajin qershor të këtij viti, nga arrestimi për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Kompas”.
Dëshmia: Ne nuk kemi bashkëpunuar
Ilir Ajazi, shofer i familjes e ambasadorit grek në Tiranë, u arrestua mbrëmjen e së hënës së kësaj jave, me 3.3 kile heroinë në makinën e tij, të cilën e vinte në përdorim gjatë punës në ambasadë. Dy ditë pas arrestimit të tij, në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, ai e pranoi akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, duke folur për emrat e bashkëpunëtorëve dhe për shumat e pazareve të drogës. “Kam fituar 1000 dollarë për çdo rrugë”, ka pohuar Ilir Ajazi. Prokuroria tha se ai ka ushtruar trafikun e narkotikut, prej më shumë se dy viteve, ndërsa prej një viti, shfrytëzonte imunitetin diplomatik, për të kaluar pa kontrolle makinën e tij në doganë, bashkë me drogën në bordin e saj. Në telefonin celular të shoferit të ambasadës, hetuesit kanë gjetur emrat e disa bashkëpunëtorëve të tjerë në trafik, ndërsa përgjimi telefonik i bisedave ndërkombëtare ka zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët pritet të vihen në pranga. Por, ndërsa Ilir Ajazi pranonte akuzën dhe dëshmonte mbi veprimtarinë e grupit, dy të arrestuarit e tjerë për bashkëpunim në trafik, kundërshtonin akuzën. Krenar Çako dhe Valter Foto, dy të arrestuarit për bashkëpunim me Ilir Ajazin, kanë pohuar se nuk e njohin shoferin e ambasadës dhe se nuk kanë bashkëpunuar në trafik. Tre të arrestuarit për trafik droge mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë në qelitë e paraburgimit, nën masën e sigurisë arrest në burg. Sipas hetimeve, narkotiku sillej nga Turqia në Shqipëri dhe më pas nisej drejt Greqisë, nën transportin e Ilir Ajazit dhe kujdesin e bashkëpunëtorëve të tij.
28 nëntor 2004
Arrestohet Ilir Ajazi në makinë me 3. 3 kile heroinë. Ajazi ishte punonjës në ambasadën greke në Tiranë
29 nëntor 2004
Arrestohen Krenar Cako dhe Vlater Foto, si bashkëpuntor të Ajazit në trafikun e drogës drejt Athinës
30 nëntor 2004
Gjykata Krimeve të rënda vendos masën e sigurisë burg pa afat për Ilir Ajazin, Krenar Cakon e Valter Foton. Ajazi pranon trafikimin e drogës dhe bashkëpunon me prokurorinë.
30 nëntor 2004
Ambasada Greke në një noftim për shtyp mohon faktin se Ilir Ajazi është në marëdhënie pune në selinë e saj në Tiranë
1 dhjetor 2004
Prokuroria pohon se po hetohet në kuadrin e një organizate të trafikut të drogës, që është ndërtuar në bazë të lidhjeve fisnore.
2 dhjetor 2004
Prokuroria akuzon policinë se ka nxjerrë në shtyp sekrete të hetimit dhe në këtë mënyrë ka dekonspiruar operacionin duke krijuar mundësinë e mosarrestimit të disa të kërkuarve