Një 16-vjeçare gjendet e vdekur në autostradën Tiranë-Durrës
04/12/2004
Gjendet kufoma e një vajze në anë të autostradës Tiranë-Durrës. Kalimtarë të rastit kanë vënë re një kufomë, në afërsi të mbikalimit të Sukthit në anë të autostradës dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Sipas burimeve, mësohet se e vdekura është e seksit femër, nuk është shumë e prishur dhe se mund të jetë 16-17 vjeçe. Por ajo që ka mbetur ende mister është mënyra e vdekjes së saj. Ekspertët e policisë kanë preferuar që më parë trupit të vajzës t'i bëhet autopsia, pasi nga një këqyrje e jashtme e saj nuk kanë mundur dot të gjejnë motivet e vdekjes. Nuk dihet ende nëse e reja është aksidentuar, është hedhur nga ndonjë makinë apo ka vdekur nga shkaqe natyrore.