Qendër antiterror italo-amerikane në Shqipëri
04/12/2004
TIRANË – Specialistë të antiterrorit amerikan dhe atij italian kanë vendosur që të kenë një qendër operacionale në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat italiane, pas një takimi disa ditorë të krerëve të antiterrorizmit e strukturave të tjera policore dhe shërbimeve sekrete italiane dhe amerikane. Qendra e re është planifikuar që të fillojë të funksionojë pranë zyrës së Ndërlidhjes së misionit INTERFORCE në vendin tonë.
Zyra antiterror
Mediat e vendit fqinj nuk e kanë bërë publike dje arsyen se pse krerët e sistemeve policore dhe gjyqësore të dy vendeve kanë zgjedhur një vend të tretë, siç është vendi ynë për të patur një qendër dyfunksionale, dhe për grumbullimin e informacionit si dhe operative. Duket se marrëdhëniet e mira me strukturat shtetërore të të dy shteteve dhe prezenca tashmë e një strukture si INTERFORCE në vendin tonë, apo dhe pozicioni i favorshëm gjeografik janë parë si e "mesmja e artë" më e shpejtë, që planet italo-amerikane në luftë kundër terrorizmit të fillojnë të funksionojnë në një kohë sa më të shkurtër. Pikat për të cilat përfaqësuesit e policisë dhe sistemit gjyqësor të të dy shteteve kanë folur gjatë këtyre tri ditëve të fundit në Romë, është parashikuar që të realizohet maksimumi brenda dy viteve, por masat e para do të fillojnë të merren që në janarin e vitit të ardhshëm.
Takimi
Rritja e sistemit të shkëmbimit të ndërsjelltë informativ mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takime mes ekspertëve në fushën e terrorizmit, bashkëpunim i ngushtë përsa i përket përdorimit të teknologjive të avancuara në kapjen e të shumëkërkuarve më të rrezikshëm, si dhe qendra info-operative në vendin tonë, kanë qenë pikat kryesore që janë diskutuar dhe më pas janë vendosur në takimin e "Nënkomitetit Itali-SHBA". Në takimin që është mbyllur dje në kryeqytetin italian kanë qenë përfaqësues të Departamentit amerikan të drejtësisë, nëndrejtori i FBI-së, Kris Soker, përfaqësues të DEA-as, të Shërbimit Ndërkombëtar të Emigracionit, ndërsa pala italiane përfaqësohej nga krerët më të lartë të tre policive të këtij vendi si dhe të organizmave të veçantë të përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe emigrimit klandestin.
Përgatiti: Ardita Bala
Lista "Bush"
Pas akteve terroriste të 11 Shtatorit në Amerikë, shërbimet amerikane të CIA-s dhe FBI-së kanë krijuar listën e të kërkuarve, që akuzohen dhe dyshohen si të lidhur me organizatën terroriste Al-Kaeda. Firma e Presidentit Xhorxh Bush nënshkruante listën e të kërkuarve dhe ajo është shpërndarë thuaj në të gjithë botën. Rreth dy muaj më parë, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim, duke publikuar listën e individëve dhe kompanive që dyshohen për lidhje me organizatën e Osama Bin Laden. Ka qenë fondacioni "Al-Haramain" që ishte në këtë listë, por që është larguar nga Shqipëria.