Tre vrasje dhe dy plagosje në pesë vjet
04/12/2004
TIRANË – Kol Gjonlulaj gjatë vitit 1998 dhe 1999 në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët nuk është bërë identifikimi, ka kryer disa vrasje. Për herë të parë vjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda me akuzat e vrasjes me paramendim në bashkëpunim, vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, vjedhje me pasojë vdekjen, vjedhje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Vetë i pandehuri nga Shkodra nuk e dinte se çdo të thoshte gjykim i shkurtuar. Ai nuk i ka pranuar akuzat, por ka qenë i detyruar të pranojë gjykimin e shkurtuar, ashtu si e rekomandoi avokati Qazim Ghonaj. Kur i pandehuri Kol Gjonlulaj dëgjoi nga gjykata se çështja zgjidhej me gjendjen që janë aktet reagoi, por avokati nuk e la të vazhdonte më tej. Për avokatin, gjykimi i shkurtuar do të ndihmojë klientin e tij, duke i hequr mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm. Prokurori i çështjes nuk e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, por vendimi ishte i gjykatës.
Akuzat
Brenda një seance gjyqësore filloi dhe mbaroi hetimi gjyqësor për të pandehurin. Vetë ai nuk pati mundësinë të thotë asnjë fjalë. Sipas prokurorit, i pandehuri ka marrë pjesë në disa vepra penale të kryera në bashkëpunim. Për të procedimi penal ka filluar në datën 23 mars 2004. Më pas ky procedim u bashkua me atë të datës 26 mars 2004. Akuza ka shënuar në dosje se i pandehuri e ka filluar veprimtarinë e tij në bashkëpunim me persona të tjerë, në datën 10 qershor 1998. Ai i armatosur, me maskë në fytyrë dhe me rroba ushtarake, bashkë me persona të tjerë, i ka dalë një furgoni përpara dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar. Kur furgoni me pasagjerë nuk ka ndaluar, i pandehuri ka qëlluar me automatik. Si pasojë është plagosur shtetasi Pjetër Hasa dhe dy të tjerë, Genti dhe Jak Hasa.
Vrasjet
Në datën 6 tetor 1998, në orën 03.00 të mëngjesit, i pandehuri ka vrarë brenda në shtëpinë e tij shtetasin Mark Zojza. Vrasja është kryer me paramendim. Sipas akuzës, i pandehuri e ka planifikuar këtë vrasje, pasi me të ka patur disa hesape për të larë. Në datën 18 mars 1999, akuza tha se i pandehuri në bashkëpunim me persona të tjerë është futur në shtëpinë e shtetasit Musa Popaj, për të grabitur. Pasi ka kontrolluar të gjithë shtëpinë dhe ka marrë prej andej çfarë deshi, i pandehuri ka vrarë Musa Popajn si dhe nusen e djalit të tij, Taze Popaj. Në seancën e djeshme, i pandehuri Kol Gjonlulaj nuk pati mundësinë të jepte shpjegime për këto akuza. Pasi dëgjoi seancën i pandehuri është shprehur se nuk ka vjedhur asnjë lek, ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga avokati. Një nga provat kryesore që vuri në pranga të pandehurin është automatiku i gjendur në banesën e tij. Pas kryerjes së aktit të ekspertizës ka rezultuar se gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes i përkasin automatikut në "pronësi" të të pandehurit.