Policia: Astrit Muldaka nuk është në kërkim
04/12/2004
Pasaporta me emrin Fatmir Zaimi, që ka shpëtuar përkohësisht Astrit Muldakën, është nxjerrë në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, katër vjet më parë, gati dy vjet pasi i pandehuri kishte hyrë në telashe me drejtësinë, pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, më 12 shtator 1998. Ajo është e tipit të vjetër dhe në të është bërë vetëm ndërrimi i fotografisë, thuhet nga ekspertët e hetimit. Të dhënat e tjera të mbajtësit dhe dhënësit të dokumentit identifikues, dukej se përputheshin. Burime nga policia saktësojnë se, Muldaka, nuk ka qenë person në kërkim. Në adresë të tij nuk ka ndonjë urdhërarresti, por ai është ndaluar dy ditë më parë në Durrës, e më pas është akuzuar për mbajtje dhe vënie në përdorim të dokumentit të falsifikuar.
Hetimi
Ndonëse i janë dhënë ngjyra indiference këtij takimi të papritur të policisë me Astrit Muldakën, prokurorët nga Durrësi dhe Tirana, nuk kanë vonuar që të marrin në pyetje menjëherë "të penduarin" e parë shqiptar, atë të procesit "Hajdari". Pasaporta është e rregullt, por hetuesit kërkojnë personin që i përkiste ajo më parë dhe si ka rënë ajo në duart e të sapoliruarit nga burgjet italiane.
Gjykata
Sot, gjykata duhet të marrë vendimin për masën e sigurisë së Astrit Muldakës, të arrestuar dy ditë më parë. Motivet shpjeguese të të pandehurit për të justifikuar ndërrimin e identitetit, janë frika dhe ruajtja nga ndonjë "hakmarrje", pasi ai ka qenë një ndër të pandehurit, dëshmitarë kyç në çështjen "Hajdari". Muldaka ka qenë i pranishëm në një nga seancat e procesit, nëpërmjet videokonferencës dhe kjo e realizuar së pari herë në Gjykatën e Tiranës. Sipas Prokurorisë, pjesëtari i grupit që vrau deputetin, kishte përfituar statusin e "të penduarit" në Iali, pasi kishte bashkëpunuar me drejtësinë. Por rikthimi në Shqipëri gjashtë vjet pas vrasjes dhe në mënyrë të paligjshme, gërvisht disi statusin e vjetër.