I nxehti shkakton viktimën e parë, vdes 29 vjecari
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë regjistruar viktimën e parë në qytetin e Korcës. 29 vjeçari, Olger Sulollari ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, që sipas mjekëve mendohet të jetë shkaktuar nga vapa e madhe.
KORCE- Vapa regjistron viktimën e parë në Korçë. Temperaturat e larta të ditëve të fundit, të pazakonta për klimën e freskët malore të rajonit të Korçës, për fat të keq kanë sjellë dhe një viktimë. Një i ri vetëm 29 vjeç ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, i cili sipas mjekëve mendohet të jetë shkaktuar nga vapa e madhe.
Olger Sulollari ka vdekur gjatë rrugës për në spital, teksa është transportuar nga familajrët për ndihmë mjekësore në urgjencën e qytetit.
29 vjecari është ndierë keq, ndërsa nuk ka mundur të durojë vapën e madhe, temperaturat e të cilës vetëm një ditë më parë ka regjistruar në termometrin e juglindjes, 27 gradë celicius.
I riu ka shkuar në shtëpi gjatë kohës së drekës si çdo ditë tjetër, ndërsa iu ka thënë familjarëve se nuk mund të përballonte këtë vapë e cila e kishte bërë të ndihej keq që në ortë e para të mëngjesit. Ai gati ka rënë pa ndjenja në shtëpi, ndërsa të afërmit e tij të alarmuar e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.
Rezultatet e autopsisë kanë dalë në përfundimin se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku të papritur kardiak, që mund të jetë nxitur nga vapa e pazakontë. Gjatë kësaj periudhe temperatura tradicioanle në Korçë është rreth 17 gradë celcius, ndërsa për herë të parë regjistrohen temperaturat e një dite korriku. (e.n/news24/BalkanWeb)