E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbushja e gazit, pikat e karburantit shkelin ligjin

Pas nje aksioni blic, Inspektorati Qendror Teknik ka evidentuar shkelje te ligjit per hidrokarburet ne disa pika te shitjes se karburantit brenda qytetit te Tiranes. Inspektori Tahir Cuni eshte shprehur se behet fjale per 20 autogaze, te cilat mbushnin bombola gazi duke u kthyer ne nje rrezik per qytetaret. Sipas Inspektoratit Qendror Teknik, pas kontrolleve qe jane bere ne kryeqytet, aksioni do te vazhdoje edhe ne rrethe. Ne kete menyre, paligjshmeria e tyre do te ndeshkohet permes ligjit. Por, disa dite pas aksionit, burime nga inspektorati thone se pikat e karburanteve vazhdojne te shkelin ligjin sipas te cilit, mbushja dhe tregtimi i bombolave te gazit kryhet vetem permes sh.a.- ve e keto te fundit, me ane te kontraktoreve duhet ta sigurojne kete sherbim deri te qytetari. Qytetaret nuk kane asnje lloj informacioni ne lidhje me faktin se ku duhet te mbushin bombolat e gazit. Ata jane shprehur se u drejtohen pikave me te aferta te shitjes se bombolave te gazit, megjithese e njohin rrezikun. Ndersa Inspektorati Qendror Teknik deklaron se i takon bashkive dhe komunave te gjejne nje zgjidhje komode per caktimin e pikave te mbushjes se gazit, te cilat duhet te jene te mbikeqyrura po prej tyre. Por, deri tani nuk eshte bere asgje ne kete drejtim. Ndersa vetem pak dite me pare, Inspektorati Qendror Teknik ka urdheruar mbylljen e 240 pikave te mbushjes dhe tregtimit te bombolave te gazit, pikerisht per shkak te rrezikut qe i vjen komunitetit prej tyre. Drejtori i ketij institucioni Ilir Kurti, theksoi se mbushja e gazit te lengshem, sipas ligjit ne fuqi, ndalohet ne menyre kategorike te behet prane qendrave te banimit. Sipas tij, pushteti vendor e ka per detyre te menaxhoje territorin e tij, por jo te gjitha vendimet e Inspektoratit Qendror Teknik zbatohen prej tyre. Tirana, kryeqyteti yne eshte nje prej rasteve me flagrante, ku vendimet e ketij Inspektorati mbeten ne leter.

Licencat

Burime zyrtare nga bashkia e Tiranes thone se ky institucion nuk ka licencuar asnje aktivitet per mbushjen e shitjen e bombolave te gazit. Pra te gjitha aktivitetet e ketij lloji ne kryeqytet, cilesohen prej saj te paligjshme. Megjithate, nuk ka informacion nese jane mbyllur keto subjekte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›