Specialistet: Kujdes me fast-food-et
Drejtoria e Shendetit Publik e Tiranes ben thirrje per me shume kujdes nga femijet, prinderit dhe mesuesit ne konsumimin e ushqimeve te tregtuara ne pika ambulatore prane shkollave, kopshteve dhe cerdheve. Shefja e Sherbimit te Edukimit dhe Promocionit te Shendetit prane DSHP-se se Tiranes, Vojsava Sulce, thote se jane pergatitur fletepalosje me informacione per prinderit, mesuesit dhe nxenesit. Sipas saj, inspektoret sanitare kane kryer kontrolle te vazhdueshme rreth shkollave, duke i derguar informacion dhe duke i kerkuar Policise Bashkiake marrjen e masave perkatese. Drejtoria e Shendetit Publik ka keshilluar nxenesit, qe te mos konsumojne ushqime qe tregtohen rreth oborrit te shkolles, sidomos ushqime te hapura qe pergatiten nga persona te pakontrolluar nga ana shendetesore. Nga ana tjeter, ky institucion e ve theksin tek zbatimi i kushteve te higjienes, sidomos i larjes se duarve. Rreziqet, qe cojne ne helmime jane tregtimi ne vende jo te pershtatshme nga ana higjienike dhe pa mjete ftohese, tregtimi nga persona te paautorizuar dhe te pakontrolluar nga ana shendetesore, pa leje higjienike dhe libreze shendetesore, si dhe tregtimi i ushqimeve te skaduara.