Burgjet do te votojne rreth 5000 te denuar

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Gazmend Dibra i emëruar 5 vjet më parë me firmën e kryeministrit ka kaluar dy palë zgjedhje, ata të 2009 dhe 2011-s. Edhe këtë radhë ai do të organizojë dhe mundësoje që rreth 5000 të dënuar të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, atë të votës. Por ka edhe probleme…
Në kohë zgjedhjesh, burgjet shpesh kane qene objekt sulmi nga politika. Ka akuza se abuzohet me lejet e të dënuarve.
Por Dibra udhëzon drejtorët e burgjeve që këtë të drejtë ta gëzojnë vetëm ata që e meritojnë.