“Kriza” Dade: PS ofroi kompromisin, qeveria po e shpërfill
TIRANE- Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa e saj për transparencë të plotë , me hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një komunikim me mediat, për të përshëndetur deklaratën e ambasadorit spanjoll për hyrjen e opozitës në kuvend, deputetja Arta Dade tha se as alibia e kryeministrit Berisha për Ruzhdijen nuk do ta bëjë PS-në të heqë dorë nga kërkesa e saj.
“Duket se mazhoranca ka vendosur të shpërfillë krejtësisht vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste, por edhe thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize që po rëndohet më tej cdo ditë që kalon. Por kryeministri i Ruzhdijes gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu. Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet nëse nuk merret parasysh kërkesa e PS për një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. PS e ka ofruar kompromisin e saj . Vullneti i PS për hapjen e kutive dhe transparencën e plotë të kutive nuk do të tretet përballë kokëfortësisë së kryeministrit të Ruzhdijes. Sali Berisha duhet të kuptojë se PS nuk do të heqë dorë nga kjo kauzë, sepse prej saj varet fati i dekomracisë në Shqipëri” u shpreh Dade.
Kutia e parë e hetuar nga Prokuroria e Fierit , ajo e fshatit Ruzhdije ka nxjerrë se të paktën 80 vota në këtë fshat janë falsifikuar për shkak se 80 persona janë vërtetuar nga Prokuroria se në datën 28 qershor nuk ndodheshin në Shqipëri. Firmat kanë rezultuar gjithashtu të falsifikuara nga komisionerët që vazhduan të qëndrojnë në procesin e votimit dhe që janë komisionerët e PD.
Kryeministri Berisha ka pretenduar se parregullsitë në këtë fsgat i kanë hequr PD-së një mandat në këtë zonë.
Ndërkaq Gramoz Ruci i PS-së është angazhuar se do të hiqte dorë nga mandati i deputetit nëse kjo kuti dilte e rregullt.
Kryetari i opozitës Rama, tha dy ditë më parë se PS mendon se janë të gjitha kushtet dhe mundësitë që kutia e Ruzhdijes të hapet përpara publikut dhe në rast se do të rezultojë ajo që pretendon Berisha dhe jo ajo që pretendojnë socialistët, atëherë palët kanë të gjitha arsyet për të mos vazhduar më betejën politike për hapjen e kutive.
(e.n/News24/BalkanWeb)