Cmimi i energjise, rritje cdo vit deri me 2014
Blerina Hoxha
Cmimi i energjise elektrike do te rritet me rimet 16 per qind, plus normen e inflacionit te pakten deri ne vitin 2014. Lajmin e ka bere te ditur dje per mediat, drejtori i Pergjithshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) Josef Heisek. "Marreveshja qe kompania ime ka me qeverine shqiptare, eshte per nje rritje e cmimit te energjise nga viti 2010 deri ne vitin 2014. Rritja parashikohet ne masen 15%, plus normen e inflacionit. Enti i Rregullatorit eshte i detyruar te zbatoje kete deklarate te vendosur nga qeveria. Nuk ka asnje mundesi qe Enti t'i shmanget kesaj",-tha drejtori i OSSH. Drejtuesit e "CEZ" kane shpjeguar se rritja e cmimit eshte e domosdoshme, per te permiresuar gjendjen financiare te kompanise me investime, pasi "aktualisht, shtoi drejtori, OSSH ndodhet ne gjendje te veshtire ekonomike". Sipas Heisek OSSH ka trasheguar 12 miliarde leke borxhe per vitin 2009 ku me 3 miliarde leke borxh jane vetem institucionet shteterore. Per vitin 2010 eshte kerkuar nje rritje e cmimit te energjise prej 23 per qind, nje vendim ky qe Enti Rregullator i Energjise pritet ta marre sot. Ne nje kohe kur cmimi i energjise pritet te rritet, shoqeria civile, organizatat e biznesit dhe grupe te tjera te interesit, jane shprehur kunder. Te gjithe jane dakord me logjiken se rritja e cmimeve duhet te kushtezohet me minimizimin e humbjeve ne rrjet, pasi aktualisht me shume se 35 per qind e konsumit te energjise nuk paguhet. Keshtu qe konsumatoret e rregullt detyrohen te paguajne tarifat te larta per te kompensuar pagesat e munguara te debitoreve. Me pare eksperte te ekonomise kishin lajmeruar se cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet, do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Kete vit per shkak te krizes ekonomike globale, edhe cmimi i energjise elektrike ka rene gati me 50 % ne krahasim me fundin e 2007-es, nderkohe qe ky vit ka pasuar reshje te bollshme, duke siguruar ne kuota optimale te prodhimit vendas. Per here te pare gjate pese viteve vendi yne ka eskortuar energji elektrike ndaj Kosoves dhe Greqise dhe nga ana tjeter ka siguruar nje furnizim me drita 24 ore pa nderprerje. Por ne nje strategji te qeverise per sektorin e energjetikes, parashikohet nje rritje e cmimeve per tre vitet ne vazhdim. Kete vit rritja e cmimeve nuk u aplikua per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e shperndarjes se energjise OSSH, si rezultat i procesit te privatizimit. Pas nje periudhe pauze dy vjecare, cmimi i energjise elektrike do te nise te rritet serish qe nga janari 2010. Enti Rregullator i Energjise pritet te shpalle sot tarifat e reja te energjise elektrike