E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjese nga kerkesa e OSSH per rritjen e cmimit

"Nisur nga perllogaritjet per percaktimin e te ardhurave te kerkuara per periudhen transitore te vitit 2009, konstatojme sa me poshte :

• Te ardhurat e pritshme, llogaritur mbi bazen e tarifes perfundimtare mesatare te aprovuar dhe konsumit te pritshem, jane 34 miliarde leke.

• Te ardhurat e kerkuara, llogaritur mbi bazen e Deklarates Rregullatore dhe Metodologjive perkatese te aprovuara nga ERE, jane 41.3 miliarde leke,

• Eshte evidente te konstatohet se diferencat midis te ardhurave te pritshme dhe atyre te kerkuara do t'i nenshtrohen nje mekanizmi kompensimi ne lidhje me nenin. Nr.6 "Mekanizmi i Kompensimit per Shperndarjen dhe Tarifa e Sherbimit me Pakice", te Deklarates Rregullatore. Niveli i kompensimit eshte 7, 27 miliarde leke

Per vitin 2009 ne kemi aplikuar tarifat e llogaritura bazuar ne te ardhurat e kerkuara te vitit 2008, te cilat nuk kane pasqyruar realitetin e vitit 2009. Ne kete aplikim tarife ne kemi llogaritur kostot reale te OSSH sh.a per vitin 2009 dhe shumen per t'u kompensuar. Ne perllogaritjen e tarifave jemi bazuar ne te dhenat dhe ne sistemet e informacionit te trasheguara nga menaxhimi i meparshem, te cilat i kemi verifikuar ne hapesiren kohore te kushtezuar nga afati kohor i marrjes se OSSH deri ne momentin e aplikimit te tarifave, kohe e cila ishte vetem 3 muaj"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›