E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debitoret e energjise, 10 dite kohe

"Nese debitoret e energjise elektrike nuk do te tentojne te shlyejne detyrimet brenda 10 diteve, faturat e papaguara do te zgjidhen nepermjet gjykates", tha dje per mediat, Joseph Heisek kreu i bordit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH). Ne nje deklarate te posacme per mediat, Heisek u leshoi apel dhe konsumatoreve duke thene se faturat e papaguara do te zgjidhen nepermjet gjykates dhe nese nuk paguhen brenda nje afati kohor prej 10 ditesh, do te kete nderprerje te energjise."Ne duhet te rrisim mbeshtetjen ndaj OSSH-se ne menyre qe te rrisim kualitetin. Rritja e cmimit nuk eshte nje gje e mire per cilindo qytetar, por nese kete vit ne nuk e rrisim cmimin, atehere ai do te duhet te rritet me shume vitin qe vjen dhe humbjet ne vlere monetare do te jene me te medha, pasi do te na duhet te mbulojme kredite e marra nga huadhenesit",-tha Hejsek. Ai gjithashtu kushtezoi vijimesine e investimeve ta parashikuara ne kontraten e shitjes me rritjen e cmimit te energjise elektrike. "Per sa i perket familjeve debitore, te cilat nuk kane paguar faturat e energjise ne i kemi derguar letra ku i kerkojme shlyerjen e faturave, por ata serish nuk paguajne. Ne kete nuk mund ta tolerojme dhe nese 17 % e debitit nuk paguhet brenda 10 diteve duke filluar nga sot, do te nderpresim energjine", shtoi ai. Hejsek ka pohuar se ka nderhyrje tek aparatet e energjise elektrike nga konsumatoret, te ndihmuar dhe nga punonjesit e OSSH-se. "Ne do i ndeshkojme ata me fakte duke i cuar ne gjykate", shtoi Hejsek. Per kete qellim OSSH do te pushoje nga puna dhe 450 punonjes te cilet nuk zbatojne kriteret dhe qe kane ndihmuar konsumatoret ne menyre te jashteligjshme te grabisin energjine elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›