Burgoset këshilltari i Ahmadinejxhadit

Burgoset, një prej këshilltarëve të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve IRNA, ku Ali Akbar Javanfekr ishte edhe drejtori i saj.
Sipas IRNA-s, Ali Akbar Javanfekr është arrestuar në kohën kur presidenti iranian po mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit në Neë York.
Sipas agjencisë, Javanfekr është dërguar në burgun Evin në Teheran, ku do ta vuajë dënimin prej 6 muajsh, nën akuzat për publikimin e materialeve ofenduese të kodeve islamike dhe moralit publik.
Akuzat erdhën pas publikimit të një artikulli në një revistë të kontrolluar nga Javanfekri, i cili ishte kritik ndaj idesë që gratë iraniane ishin të detyruara të mbanin ferexhe.